Aktualitet

“Mirë se erdhe kampion”, Alvini kthehet në shtëpi (FOTO)


               Publikuar në : 22:49 - 08/11/19 M S

Pasi u shpëtua nga kampi al-Hol në Siri, 11-vjeçari Alvin Berisha mbërriti shëndoshë e mirë në Itali. Në mediat e huaja qarkullojnë pamjet e mbërritjes së Alvinit në shtëpi.

Në ballkonin e shtëpisë së tij varej një çarçaf ku shkruhej: “Mirë se erdhe kampion”, dhe nën pallat e pritën familjarë të shumtë dhe fqinjë.

“Çfarë do të bëjmë tani? Do të festojmë me gjithë vendin për mbërritjen e kampionit”, tha babai i Alvinit.

Me mall dhe lot gëzimi, Alvini u prit dhe nga dy motrat e tij që prisnin me padurimin kthimin e 11-vjeçarit nga Siria.

Alvin Berisha ishte vetëm 6 vjeç kur nëna e tij Valbona e ndau nga familja, për ta marrë në Siri, pasi kishte vendosur ti bashkohej ISIS. Tragjedia do të bëhej edhe më e madhe, kur e ëma do të humbiste jetën së bashku me bashkëshortin e saj.

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT