Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Rastet më të çuditshme mjekësore të vitit 2020

5 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
Rastet më të çuditshme mjekësore të vitit 2020

Urina jeshile

Një burrë 62-vjeçar në Çikago, u shtrua në spital pasi u zbulua se kishte nivele të larta të dioksidit të karbonit në gjak, një gjendje që mund të jetë kërcënuese për jetën. Burri u vendos në një ventilator, dhe iu dha një qetësues i quajtur propofol. Pesë ditë më vonë, urina e burrit, që po mblidhej në një qese kateteri, u bë jeshile.

Ndërsa kjo dukuri mund të jetë për shkak të një numri faktorësh, në këtë rast fajtori ishte pikërisht propofoli. Ky ilaç përdoret gjerësisht për anestezi të përgjithshme, por në raste të rralla, mund ta shndërrojë në jeshile urinën e një personi. Fatmirësisht, kjo dukuri është beninje dhe zhduket pasi ndërpritet mjekimi. Dhe kështu ndodhi edhe me pacientin në fjalë.

Alergjia nga të ftohtit

Njerëzit mund të zhvillojnë alergji ndaj thuajse çdo gjëje, përfshirë edhe ajrin e ftohtë. Ky ishte rasti i një burri në Kolorado të SHBA, reagimi alergjik i të cilit ndaj të ftohtit ishte aq i fortë, sa që gati vdiq. 34-vjeçari u rrëzua përtokë, pasi doli nga një dush i nxehtë në një banjë të ftohtë.

Ai kishte vështirësi të mëdha në frymëmarrje, dhe po përjetonte një reaksion alergjik kërcënues për jetën, i njohur si anafilaksi. Mjekët e diagnostikuan atë me urtikarie të ftohtë, një reaksion alergjik i lëkurës pas ekspozimit ndaj temperaturave të ftohta, përfshirë ajrin ose ujin e ftohtë. Burri u trajtua me antihistaminë dhe steroid, dhe gjendja e tij u përmirësua.

Zemra e shpuar me gjilpërë

Dhimbja në gjoks e një adoleshenti, kishte një shkak befasues. Në zemrën e tij ishte ngulur një gjilpërë. 17-vjeçari shkoi urgjencë pasi përjetoi një dhimbje të fortë në gjoksin, dhe që më pas u përhap në shpinë. Skaneri në gjoks, tregoi se kishte një objekt të huaj metalik në zemrën e tij.

Objekti rezultoi të ishte një gjilpërë qepjeje 3.5 cm e gjatë, të cilin mjekët ia hoqën përmes një operacioni. Në fillim adoleshenti u tha mjekëve se nuk kishte gëlltitur ndonjë objekt të huaj, apo të kishte pësuar ndonjë traumë fizike në gjoks. Por më vonë zbuloi se i pëlqente të qepte vetë rrobat e tij, dhe nganjëherë i mbante gjilpërat në gojë.

Shpretka endacake

Megjithëse mendja juaj mund të endet herë pas here ngado, ju zakonisht prisni që organet tuaja fizike të jenë gjithnjë në të njëjtin vend brenda trupit. Por nuk ndodh gjithmonë kështu. Një grua në Miçigan, SHBA, zbuloi se shpretka e saj udhëtoi mbi 30 cm në trupin e saj për 48 orë.

Ajo vuante nga një gjendje e rrallë e njohur si “shpretka endacake” , që ndodh kur ligamentet që e mbajnë shpretkën në vendin e saj të zakonshëm, dobësohen dhe lejojnë që organi të emigrojë brenda trupit. Skanimet në barkun e gruas, të bëra vetëm 2 ditë më vonë, treguan se shpretka e saj kishte udhëtuar nga kuadrati i sipërm i majtë i barkut në kuadratin e poshtëm të djathtë, pra 0.3 metra.

Gruaja kishte një probleme me mëlçinë, gjë që kishte bërë që shpretka e saj të ishte më e madhe. Për këtë arsye ligamentet që e rrethonin shpretkën e saj ishin holluar dhe zgjatur. Trajtimi tipik për këtë dukuri, është heqja e shpretkës. Por mjekët vendosën të prisnin, dhe planifikuan ta hiqnin shpretkën në të njëjtën kohë me transplantin e mëlçisë.

Koronavirusi i vazhdueshëm

Njerëzit e sëmurë me Covid-19, janë zakonisht infektivë për rreth 8 ditë nga momenti që infektohen vetë. Por një grua në shtetin e Uashingtonit në SHBA, ishte infektive për 70 ditë. Por ajo nuk shfaqi tregoi simptoma të sëmundjes.

Gruaja 71-vjeçare vuante nga një lloj leuçemie, që është një tumor i qelizave të bardha të gjakut, ndaj sistemi i saj imunitar ishte dobësuar dhe më pak i aftë që ta pastronte trupin e saj nga koronavirusi i ri. Edhe studimet konfirmojnë se pacientët me imunitet të dëmtuar, mund të jenë infektivë për periudha shumë më të gjata sesa zakonisht.

Njeriu me 3 veshka

Një burrë në Brazil i befasoi mjekët kur gjatë një skanimi, ata panë se ai kishte jo 2 por 3 veshka, një gjendje kjo shumë e rrallë. Në fillim 38-vjeçari kërkoi kujdes mjekësor për shkak të dhimbjeve të forta në shpinë. Skaneri tregoi se dhimbja vinte për shkak të një hernie diskale.

Por mjekët nuk mund të mos vinin re se burri kishte një tipar të pazakontë anatomik. Në vend të dy veshkave të zakonshme që shihen tek një person tipik, burri kishte 3: një veshkë me pamje normale në anën e tij të majtë, dhe dy veshka të ngjitura me njëra tjetrën të vendosura afër legenit. Më pak se 100 njerëz në botë kanë 3 veshka.

Burimi i lajmit: https://www.livescience.com/strangest-medical-cases-2020.html

Përshtatur nga TIRANA TODAY

 

Tags: Alergjia nga të ftohtitUrina jeshileZemra e shpuar me gjilpërë

TË LIDHURA

Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit
Bota

Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit

11:36 | 05/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Moti për nesër dhe për ditën e parë të vitit 2021 në Shqipëri

Moti për nesër dhe për ditën e parë të vitit 2021 në Shqipëri

U shua në moshën 24-vjeçare, e motra: Për shpirtin e vëllait do bëhem kampione

U shua në moshën 24-vjeçare, e motra: Për shpirtin e vëllait do bëhem kampione

Performanca provokuese/ E ëma: Është lozonjare, tregoi karakterin e saj

Performanca provokuese/ E ëma: Është lozonjare, tregoi karakterin e saj







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025




TË FUNDIT

“PËR TY NATYRË”/ Rama për krimet mjedisore: Ishim nën agresionin e ndërtimeve pa leje, bilanci sot
Aktualitet

“PËR TY NATYRË”/ Rama për krimet mjedisore: Ishim nën agresionin e ndërtimeve pa leje, bilanci sot

by mirseda
11:49 | 05/12/2025
0

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë aktivitetit “Për Ty Natyrë”, ka mëshuar te rënia e...

Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit

Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit

11:36 | 05/12/2025
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja përplas për vdekje me makinë të moshuarin

E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja përplas për vdekje me makinë të moshuarin

11:16 | 05/12/2025
Klotilda Bushka kërkon të mbyllë dosjen ndaj saj, kërkesë GJKKO-s të rrëzojë akuzën

Klotilda Bushka kërkon të mbyllë dosjen ndaj saj, kërkesë GJKKO-s të rrëzojë akuzën

11:14 | 05/12/2025
Trafikuan armë nga Kosova në Shqipëri, Prokuroria Tiranë dërgon në gjykim 8 persona

Trafikuan armë nga Kosova në Shqipëri, Prokuroria Tiranë dërgon në gjykim 8 persona

11:05 | 05/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com