Performanca provokuese/ E ëma: Është lozonjare, tregoi karakterin e saj

Dje në emisionin “Për’puthen”, si rrallë ndonjëherë ka qënë e ftuar e ëma e Melisës. Ajo tregoi disa detaje lidhur me vendimin që kishte marrë ajo dhe bashkëshorti i saj sa i takon  vajzës, nëse do të shkonte në emision.

Ajo tha se fillimisht nuk kishte qenë dakord që ajo të ishte pjesë e emisionit, por lejen Melisa e kishte marrë nga i ati. E pyetur për performancën provokuese të Melisës, e ëma u shpreh se duke e njohur të bijën, nuk e befasoi.

“Duke njohur Melisën, nuk më befasoi. Ajo është shumë e drejtpërdrejtë. Afrimiteti i saj me djemtë, ka qenë i komentuar sepse Melisa, siç i ndjen, ashtu i ka patur takimet, nuk ka protokolle në takime.

Melisa është vajzë lozonjare, tregoi karakterin e saj, por në asnjë moment nuk ra pre. Mentaliteti është i joni, por jemi munduar të ecim me ritmin e kohës dhe sa kohë kemi pranuar që ajo të vijë në emision, do të ketë të papritura”, tha ajo.