Një gol i Correa në minutën e 58-të i ka mjaftuar Lazios për të kaluar në finalen e madhe të Kupës së Italisë. Argjentinasi realizoi një gol mjaft të bukur në fitoren 1-0 që kryeqytetasit morën në transfertën e Milanos ndaj Milanit.
Në finalen e madhe, Lazio do të ndeshet me fituesin e çiftit Atalanta-Fiorentina. Akti i parë është mbyllur me shifrat e barabarta, 3-3 dhe takimi i radhës do të jetë mjaft spektakolar.
Bayern Munich ka arritur një fitore me shumë vuajtje 3-2 ndaj Werder Bremen duke siguruar një biletë për në finalen e Kupës së Gjermanisë.
Lewandowski kaloi bavarezët në avantazh në minutën e 36-të të takimit ndërsa Thomas Muller dyfishoi rezultatin në minutën e 63-të.
Ndeshja u duk sikur kishte përfunduar, por vendasit ringjallen falë lojtarit kosovar Milot Rashica. Ishte ai që dhuroi asist në golin e parë të Osako-s në minutën e 75-të, përpara se të shënonte golin e barazimit një minutë më vonë me një aksion spektakolar.
Kur dukej se ndeshja do të shkonte në shtesë, Lewandowski shënoi dhe golin e fitores nga pika e bardhë. Në finale Bayerni do të përballet me Leipzig.