Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Raporti/ Njerëzit kanë shkatërruar tokën, 1 milion specie rrezikojnë zhdukjen

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, TT, W-Instant
Raporti/ Njerëzit kanë shkatërruar tokën, 1 milion specie rrezikojnë zhdukjen

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka nxjerrë një raport alarmues, që tregon se si njerëzit kanë një ndikim shkatërrues në natyrë, duke rrezikuar ekzistencën e shumë specieve.

Një milion specie bimore dhe shtazore kërcënohen tani me zhdukjen. Natyra kudo është në rënie, me një shpejtësi që nuk është parë më herët, ndërsa nevojat tona për më shumë ushqim e energji janë në rritje. Kjo tendencë, sipas studimit, mund të ndalet, por do të duhej një “ndryshim transformues” në çdo aspekt të asaj se si njerëzit ndërveprojnë me natyrën.

Nga bletët, tek pyjet, ky raport zbulon se si njerëzit po shkatërrojnë ekosistemet që mbështesin shoqëritë e tyre. Ky raport mbështetet në 15,000 referenca dhe është përpiluar nga Platforma Ndërqeveritare e Politikave Shkencore mbi Biodiversitetin dhe Shërbimet e Ekosistemit (IPBES) dhe shkon deri në 1,800 faqe.

Përmbledhja e publikuar sot (40 faqe), është ndoshta ‘padia’ më e fuqishme që dëshmon se si njerëzit e kanë trajtuar ‘shtëpinë’ e tyre të vetme.

Thuhet se ndërsa Toka gjithmonë ka vuajtur nga veprimet e njerëzve në histori, gjatë 50 viteve të fundit, këto ‘gërvishtje’ janë bërë plagë të thella. Popullsia e botës është dyfishuar që nga viti 1970, ekonomia globale është rritur katër herë, ndërsa tregtia ndërkombëtare është rritur 10 herë më shumë.

Pyjet janë shkatërruar në një ritëm të habitshëm, veçanërisht në zonat tropikale, duke u shfrytëzuar për të ushqyer, veshur apo për energji. Midis 1980 dhe 2000, humbën 100 milionë hektarë pyje tropikale, kryesisht në Amerikën e Jugut dhe plantacionet e vajit të palmës në Azinë Juglindore.

Qytetet tona janë zgjeruar me shpejtësi, me zonat urbane duke u dyfishuar që nga viti 1992. E gjithë kjo veprimtari njerëzore është duke vrarë speciet në numër më të madh se kurrë më parë. Sipas vlerësimit global, një mesatare prej rreth 25% e kafshëve dhe bimëve tashmë janë të kërcënuar.

Tendencat globale në popullsinë e insekteve nuk janë të njohura, por rëniet e shpejta në disa vende gjithashtu janë dokumentuar mirë.

E gjithë kjo sugjeron se rreth një milion specie tani përballen me zhdukjen brenda pak dekadave, një shkallë shkatërrimi dhjetëra qindra herë më e lartë se mesatarja gjatë 10 milion viteve të fundit.

Vlerësimi gjithashtu gjen se tokat po degradohen si kurrë më parë. Kjo ka zvogëluar produktivitetin e 23% të sipërfaqes së tokës të Tokës.

Oreksi ynë i pangopur po prodhon një mal me mbeturina. Ndotja e plastikës është rritur dhjetë herë që nga viti 1980. Çdo vit ne hedhim 300-400 milion ton metale të rënda, tretës, llum toksik dhe mbetje të tjera në ujërat e botës./ Burimi BBC, përshtati Tirana Today

Tags: 1 milionraportirrezikojneshkatërruarspecietokënzhdukjen

TË LIDHURA

SHBA: Tregtia iraniane përmes Ngushticës së Hormuzit është ndalur plotësisht
Bota

SHBA: Tregtia iraniane përmes Ngushticës së Hormuzit është ndalur plotësisht

08:32 | 15/04/2026
Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve
Aktualitet

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim
Bota

Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

22:24 | 14/04/2026
Next Post
Ambasada e SHBA ngushëllime për humbjen e ushtarakes: Nderojmë sakrificën e saj

Ambasada e SHBA ngushëllime për humbjen e ushtarakes: Nderojmë sakrificën e saj

Aktori turk: Almedës do ti jap medalje, djali është kopje e imja

Aktori turk: Almedës do ti jap medalje, djali është kopje e imja

Përgjaken rrugët e Shqipërisë, aksident me 2 të plagosur

Përgjaken rrugët e Shqipërisë, aksident me 2 të plagosur







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

SHBA: Tregtia iraniane përmes Ngushticës së Hormuzit është ndalur plotësisht
Bota

SHBA: Tregtia iraniane përmes Ngushticës së Hormuzit është ndalur plotësisht

by mirseda
08:32 | 15/04/2026
0

Anijet luftarake amerikane kanë bllokuar në mënyrë efektive tregtinë iraniane përmes Ngushticës së Hormuzit, tha Komanda Qendrore...

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

22:49 | 14/04/2026
Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

22:35 | 14/04/2026
Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

22:24 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com