E diel, 2 Gusht, 2020
37 C
Tirana

Raporti i OKB: Marrëveshje e fshehtë Shqipëri Turqi për dorëzimin e gylenistëve

Më të lexuarat

“Po kthehen në vatra potenciale”, Manastirliu bën thirrjen e rëndësishme

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook njofton se festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si...

Pandemia/ Rëndohet gjendja shëndetësore e deputetit shqiptar, dërgohet me urgjencë në Turqi

Deputeti Enver Roshi është dërguar mbrëmë me urgjencë drejt Turqisë. Ai ka shfaqur probleme me mushkëritë, dhe për këtë arsye është nisur në Turqi. Numri...

Lubonja: Shqipëria po shkon drejt vendosjes së regjimit autoritar

Analisti Fatos Lubonja, për revistën e njohur franceze “Le Courrier Des Balkans” u shpreh se Shqipëria po ecën në drejtimin e gabuar, drejt regjimit...

Familja Rama me një mesazh të dytë për të afërmit dhe miqtë, ky është vendimi që kanë marrë

Zemra e nënës së kryeministrit Edi Rama pushoi së rrahuri mëngjesin e sotëm. Lajmin e trishtë e dha vetë kreu i qeverisë, përmes një...

OBSH bën paralajmërimin aspak pozitiv lidhur me pandeminë

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus së fundmi bëri një paralajmërim aspak pozitiv lidhur me pandeminë e koronavirusit. Ai theksoi se efektet...

Pandemia/ Situata në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, publikohet bilanci

Situata në Shqipëri si pasojë e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese! Së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit. MSH...

‘Bir komunisti’/ Rama i përgjigjet Metës: Të të vijë turp, ti do harrohesh kurse ai jo

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Meta, i cili tha se kryeministri është mburrur se është djali i komunistit që vari...

Ndërron jetë nëna e Edi Ramës, kryeministri bën dedikimin prekës

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare e ëma e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama. Lajmi është dhënë në rrjetet sociale nga kryeministri, i cili...

Me mijëra persona marshojnë të revoltuar në Gjermani, arsyeja e protestës

Me mijëra vetë marshuan në Berlin të shtunën për të protestuar kundër masave të vendosura në Gjermani për të frenuar pandeminë e koronavirusit, duke...

“Fatkeqësisht dominojnë edhe moshat e reja”, mesazhi i fortë i mjekes

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetin social Facebook, mesazhin e Dr. Migena Qato e cila shprehet se në spitalet COVID-19, fatkeqësisht...

Një raport i zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, hedh dyshimet se Shqipëria është pjesë e një marrëveshjeje sekrete me Turqinë, për dorëzimin kundër procedurave ndërkombëtare të atyre që Erdogani i ka shpallur si gylenistë.

Raporti i cili mban datën 5 maj 2020 ngre shqetësimin për atë që mund të cilësohet një praktikë e vazhdueshme e ekstradimeve, apo dëbimeve të detyrueshme të shtetasve turq nga vende të ndryshme, drejt Turqisë.

Në raport thuhet se: “Deri më sot, të paktën 100 individë të dyshuar si të përfshirë në lidhje me lëvizjen Hizmet/Gulen kanë qenë subjekt i arrestimeve arbitare, largimeve të detyruara dhe torturave, si pjesë e veprimeve të fshehta të organizuara apo asistuara nga qeveria turke në koordinim me autoritetet në Afghanistan, Shqipëri, Azerbajxhaan, Kamboxhia, Gabon, Kosovë, Kazakistan, Liban dhe Pakistan, mes të tjerësh”.

Më tej raporti vë në dukje se mes disa vendeve ka një marrëveshje për bashkëpunim sigurie.

“Që nga grushti i dështuar i shtetit në vitin 2016, Turqia ka targetuar anëtarët e dyshuar të lëvizjes Hizmet/Gulen të klasifikuar nga qeveria turke si Organizatë terroriste Guleniste, (Fethullahçı Terör Örgütü, FETÖ). Në këtë kontekst qeveria ka firmosur marrëveshje bilaterale të sigurisë  me disa shtete, me përmbajtjen e referencave të gjera dhe të paqarta për luftimin e terrorizimit dhe krimit jashtë vendit. Burime thonë se marrëveshjet janë hartuar në mënyrë të dykuptimtë për të lejuar përjashtimin apo largimin e kujtdo që konsiderohej rrezik për sigurinë e vendeve pjesë të marrëveshjes. Duket se ka një lidhje të qartë në kohën e ndërmarrjes së veprimeve, pasi pjesa më e madhe e tyre edhe pse jo të gjitha, janë kryer brenda dy vitesh nga koha e hyrjes në fuqi të marrëveshjes. Për shembull akuza janë bërë se Turqia ka nënshkruar marrëveshje të fshehta me disa vende si Azerbajxhani, Shqipëria, Kamboxhia dhe Gabon, ku është raportuar se janë kryer disa veprime”, theksohet në raport.

Lexo edhe :   Parlamenti turk miraton ligjin e diskutueshëm për mediat sociale
Lexo edhe :   Parlamenti turk miraton ligjin e diskutueshëm për mediat sociale

Raporti sjell në vëmendje gjithashtu faktin se: Në 26 Korrik 2019, gjatë një vizite zyrtare në Shqipëri, Ministri i Brendshëm turk përsëriti kërkesën për mbylljen e shkollave të administruara nga mbështetësit e Gulenit dhe kthimin e stafit të tyre në Turqi. Kjo vizitë u parapri nga një notë verbale e 28 Majit 2019, që përmbante emrat dhe numrat e pasaportave për 82 shtetas turq me banim në Shqipëri, dokumentat e të cilëve ishin anuluar në mënyrë arbitrare, me qëllim lehtësimin e arrestimit të tyre dhe deportimin e mundshëm.

Gjithashtu në raport paraqitet rasti i Harun Çelik, i cili u transferua Stamboll nga Shqipëria,  në Janar të vitit 2020 edhe pse thuhej se kishte kërkuar azil.

“Në Korrik të vitit 2019, Harun Çelik u kap në aeroportin e Tiranës me një vizë të falsifikuar kanadeze. Duke ju referuar ligjit për të huajt, gjykata e dënoi atë me 8 vite burg. Dyshohet se autoritetet turke kërkuan deportimin e tij të menjëhershëm, pas të cilit një urdhër dëbimi u lëshua nga Ministria e Brendshme më 1 Janar 2020. Në vend që të lëshohej, Harun Çelik u zhduk dhe nuk dihet se ku u mbajt për disa orë. Ai u çua në Departamentin për Kufirin Rajonal dhe Migrimin ku nuk mund ta apelonte dëbimin. Ndërsa u mor me një makinë të paidentifikuar, disa dëshmitarë rastësorë konfirmuan se ai kishte kërkuar me zë të lartë të drejtën për azil. Pak kohë më pas, avokati i tij mësoi se ai ishte transferuar me një avion të “Air Albania” drejt Stambollit”, thuhet në raport.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Tjetër bilanc i rëndë nga koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi. Ndërkohë, janë regjistruar edhe 123 raste të...

Përshtatja e turizmit: Golemi zëvendëson Turqinë me “all inclusive”

Mungesa e turizmit të organizuar në zonën e Golemit, për shkak të pandemisë, shtroi pikëpyetjen e mbijetesës së shërbimit “all inclusive” që po ofrohej...

SHBA: Rënie masive e prodhimit ekonomik

Prodhimi i Brendshëm Bruto në Shtetet e Bashkuara u tkurr me 9.5% në tremujorin e dytë të vitit. Kjo rënie masive në ekonomi vjen ndërsa...

Shqiptarja shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit në Kanada

Artistja dhe producentja shqiptare, Ana Golja është vlerësuar së fundmi me një çmim të rëndësishëm në një festival në Kanada. Përmes një postimi në Instagram,...

Muzikë pas orës 20:00, gjobiten dy administratorë të lokaleve në jug të vendit

Policia bën me dije se ka gjobitur dy administratorë lokalesh në jug të vendit, pasi janë kapur duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orës...