Ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut është regjistruar viktima më e re në moshë nga koronavirusi.
Mediat vendase shkruajnë se sot ka humbur jetën një 24-vjeçare nga Tetova, e cila ndodhej për kurim në Klinikën Infektive në Shkup.
Ndërkohë, në total kanë humbur jetën 8 persona gjatë 24 orëve të fundit, 4 prej të cilëve nga qyteti i Tetovës.
Sa i përket rasteve të reja, në 24 orët e fundit janë shënuar 199 raste duke e çuar në 7,975 numrin total të rasteve të regjistruara në vendin fqinj. Prej tyre 90 persona pozitiv janë nga Shkupi, 24 nga Sveti Nikolla, 17 nga Kumanova, 12 nga Struga dhe 12 nga Tetova.
Sipas Worldometers, mbi 3,500 raste me koronavirus vijojnë të jenë aktive në Maqedoninë e Veriut.