Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Raporti i KE: Pse u përgjysmua rritja ekonomike në Shqipëri

7 vjet ago
in Ekonomi, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Raporti i KE: Pse u përgjysmua rritja ekonomike në Shqipëri

Komisioni Europian në raportin periodik tremujor të zhvillimeve ekonomike në vendet potenciale kandidate, e ka vënë theksin në ngadalësimin e rritjes ekonomike të vendit dhe konsumit në periudhën janar-mars 2019, duke sqaruar dhe arsyet e një tendence të tillë. “Rritja reale e PBB-së në Shqipëri vazhdoi të ngadalësohet nga 3.1% në tre muajt e fundit të vitit 2018, në 2.2% në tremujorin e parë të vitit 2019”, thotë raporti. Nga ana e kërkesës, konsumi privat ra përsëri, por mbetet komponenti më i fuqishëm në rritje në tremujorin e parë (+ 2.25%), ndërkohë që konsumi qeveritar u rrit lehtë deri në 0.5%. rënia e prodhimit të energjisë ndikoi në ngadalëismin e rritjes, që u kompensua disi nga zgjerimi i shërbimeve.

Raporti shton se Formimi bruto i kapitalit fiks u rrit me ritme më të ngadalshme se sa në tremujorin e katërt të vitit 2018, me 1.8%, duke zvogëluar kontributin e tij të rritjes në 0.4 pikë përqindje. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve pothuajse ngecën në terma realë, me një rritje prej 0.5%.

Eksportet e shërbimeve ndalën rënien, duke arritur deri në 3% rritje reale dhe kanë kontribuar në rritjen e PBB-së me 0.8 për qind, të shtyrë kryesisht nga prodhimi dhe shërbime të tjera. Në terma tremujorë, eksportet shënuan një rritje të lehtë të pjesëmarrjes së tyre në PBB në 28.5%, por mbetën 1.5 pikë përqindje nën nivelin në tremujorin përkatës të vitit 2018. Rritja e importit, veçanërisht e shërbimeve, ngadalësohet pak, nga 2.6% në 2.5%, duke ulur pjesën e importit në GDP me 1 pikë përqindje në 41.6% krahasuar me tremujorin e parë 2018. Ashtu si në në tremujorin e fundit të vitit 2018, eksportet neto i hoqën 0.9 pikë përqindje rritjes së GDP-së.

Nga ana e ofertës, prodhimi i energjisë elektrike dhe i ujit, vazhdoi të binte si rezultat i reshjeve të ulëta. Prodhimi i energjisë elektrike arriti vetëm një të tretën e nivelit të lartë të regjistruar vitin e kaluar dhe, së bashku me prodhimin e dobët të mineraleve, kontribuoi në uljen e vlerës së shtuar industriale, me -5.8% në terma realë pavarësisht rritjes së moderuar prej 4.4% të industrisë përpunuese. Në kontrast, rritja e shërbimeve u përshpejtua dhe u bë e larmishme me shërbimet e informacionit, komunikimit, financiare dhe të pasurive të patundshme, duke u bërë nxitësit kryesorë të rritjes në tremujorin e parë. Prodhimi i ulët i energjisë elektrike dhe i mineraleve gjithashtu e dëmtoi eksportin e mallrave, të cilat u rritën vetëm me 3%, pavarësisht eksporteve në rritje të prodhimeve të përpunuara.

Raporti thotë se tregu i punës ka qenë pozitv dhe punësimi u rrit me 1.5 pikë përqindje në tremujorin e parë. Edhe pagat u rritën me 4.9%.

Buxheti rezultoi me suficit, kryesisht si rrjedhojë e shpenzimeve të ulëta kapitale, të cilat ishin 20% më të ulëta sesa fakti i të njëjtës periudhë në 2018. Të ardhurat nga taksat dhe kontributet u rritën, ndërsa TVSh ishte me rënie. Borxhi publik ishte i qëndrueshëm në 68.1% të PBB-së në tremujorin e parë.

Kredia u rrit me 6% në tremujorin e parë, e rregulluar nga efekti i kursit të këmbimit dhe fshirjet e kredive. Huatë e pakthyera në afat u rritën sërish në mars, por mbeten 2.2 pikë përqindje më pak se e njëta periudhë e 2018. Kredia për bizneset u përshpejtua, ndërsa ajo për konsumatorët u ngadalësua, duke reflektuar kërkesën më të ulët për hua konsumatore. /Monitor

 

Tags: KEraportishqiperia

TË LIDHURA

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë
Politikë

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë

22:41 | 10/02/2026
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:26 | 10/02/2026
Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha
Politikë

Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

21:38 | 10/02/2026
Next Post
#edheunë. A pyet transgresioni politik i Ramës për fushatën aseksuale të Bashës?!

Të gjithë nëpër vendet e tyre!

Dhëndëri i Berishës kërcënon Ballën: Tualet, ti e di…

Dhëndëri i Berishës kërcënon Ballën: Tualet, ti e di...

Moti për sot/ Rritje e lehtë e temperaturave

Moti për sot/ Rritje e lehtë e temperaturave







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë
Politikë

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë

by mirseda
22:41 | 10/02/2026
0

Kokteje molotovi ranë si shi mbrëmjen e sotme në Tiranë mbi selinë qeveritare të kryeministrit socialist Edi...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:26 | 10/02/2026
Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

21:38 | 10/02/2026
Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

21:11 | 10/02/2026
Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

20:51 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com