Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Raporti i institutit suedez: Shqipëria me shërbimin shëndetësor më të keq në Europë

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Raporti i institutit suedez: Shqipëria me shërbimin shëndetësor më të keq në Europë
Shqipëria renditet e fundit nga 35 shtete europiane në Indeksin e Shëndetit Konsumator 2018 të matur nga instituti suedez, Health Consumer Powerhouese. 
Në krahasim me publikimin e vitit të mëparshëm, Shqipëria është përkeqësuar me tre vende, duke zbritur e fundit. Në indeksin e 2017-s, më keq sesa ne ishin Rumania, Mali i Zi dhe Bullgaria, por tashmë stafetën e ka marrëvendi ynë.

Indeksi është një mënyrë për të matur se në çfarë mase, secili nga 35 vendet përmbush pritshmëritë e një shëndeti shëndetësor të mirë dhe të orientuar ndaj konsumatorëve.

Shqipëria, thekson raporti, ka burime shumë të kufizuara të kujdesit shëndetësor. Shpjegimi i ministrisë shqiptare të shëndetësisë për nivelin e ulët të përdorimit të kujdesit shëndetësor lidhet me faktin se “shqiptarët janë të vështirë dhe shkojnë tek doktori vetëm kur janë të detyruar”. Por, sipas raportit, ky është një thjeshtim i situatës; Shqiptarët vizitojnë doktorin e tyre kryesor më se dy herë më shumë se suedezët (3.9 vizita në vit kundrejt 1.7)!

Ndryshe nga Shqipëria, vendet e tjera të Ballkanit kanë bërë përpara në drejtim të përmirësimit të shëndetit konsumator. Serbia vijon tëngjitet në renditje, duke zënë vendin e 18-të si rrjedhojë e përmirësimit të situatës me kohën e pritjes dhe për shkak tëinvestimeve tëndjeshme në skanera dhe zbatimit të recetave elektronike.

Edhe Mali i Zi ka përmirësuar renditje, duke u ngjitur në vend të 23, duke pasur si arritjen më të ndjeshme uljen e vdekjeve të foshnjave në lindje.

Indeksi përbëhet nga 6 nën-disiplina: të drejtat e pacientit dhe informacioni; aksesi (koha e pritjes për trajtimin); rezultati; lloji dhe aksesi në shërbime; parandalimi; produktet farmaceutike.

Sipas raportit, Shqipëria merr pikët më të ulëta në Europë nëtreguesin e të drejtave të pacientit dhe informacionit (67 pikë), parandalimit, me 71 pikë, produkteve farmaceutike me 33 pikë,llojit dhe aksesit në shërbime, ku është e fundit në Europë me vetëm 42 pikë. Më mirë Shqipëria paraqitet në kohën e pritjes për trajtimin.Në total, Shqipëria merr 544 pikë.

Sipas grafikëve të paraqitur në raport, Shqipëria ka dhe shpenzimet më të ulëta për frymë për kujdesin shëndetësor, të matura sipas barazisë së fuqisë blerëse. Një tjetër tregues ku jemi të fundit ështënumri i doktorëve për 100 mijë banorë. Pacientët shqiptarë nuk kanëas akses tek të dhënat e tyre mjekësore dhe as nuk ndërveprojnë me mjekun përmes telefonit ose internetit, por paraqiten fizikisht pranëqendrës më të afërt.

Vendi ynë është i parafundit në Europë edhe për aksesin në trajtimin ndaj kancerit, duke lënë pas vetëm Hungarinë, ndërsa sa i përket kohës së pritjes së skanerit ka një renditjen pozitive, në zonën e gjelbër.

Shqipëria ka dhe nivelin më të lartë të vdekshmërisë foshnjore në Europë, me 12 vdekje për 1,000 lindje.

Vendi është i treti në Europë për nga niveli i ulët i mbijetesës nga kanceri, së bashku me Poloninë dhe Rumaninë, me njënormëmbijetese midis 40-50%, nga gati 70% që e ka Zvicra, shteti me normë më të lartë mbijetese.

Shqipëria renditet e dyta në Europë dhe për normën e lartë tëvetëvrasjeve, me 0.05 për 100 mijë banorë, pas Qipros. Jemi tëfundit nëEuropë dhe transplantet e veshkave si dhe për kujdesin shëndetësor për të moshuarit mbi 65 vjeç (nuk ka shtëpi kujdesi për tëmoshuarit dhe as shtretër për ta).

Për vdekjet nga aksidentet renditemi të dytët në Europë, pas Rumanisë.

Një tregues ku jemi pozitiv është përqindja e mbulimit me vaksina për 8 sëmundje, ku Shqipëria renditet e dyta pas Hungarisë. Edhe për nivelin e konsumit të alkoolit, e kemi më të ulëtin në Europë.

Zvicra kryeson Europën

Shërbimin më të mirë shëndetësor në Europë tashmë e ka Zvicra,duke ia kaluar Holandës. Zvicra ka një sistem shëndetësor pothuajse të përkthyer për shkak të investimeve të mëdha në këtë fushë. Nëvend të dytë është Holanda, e ndjekur nga Norvegjia, e cila ka dhe shpenzimet më të larta për frymë për kujdesin shëndetësor. Dhjetëshja vazhdohet nga Danimarka, Belgjika, Finlanda, Luksemburgu, Suedia, Austria, Islanda.

Në Europën Juglindore, Italia dhe Spanja ofrojnë shërbime shëndetësore, ku ekselenca mjekësore mund të gjendet në shumë vende. Monitor

Tags: “më i keqi”instituti suedeznë Evropëraportisherbimi shendetesorshqiperia

TË LIDHURA

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

22:49 | 14/04/2026
Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve
Aktualitet

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe
Aktualitet

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Next Post
Murrizi kapet keq me Fevziun e Mark Markun: Të lehësh është tipar spurd*jakësh

Murrizi kapet keq me Fevziun e Mark Markun: Të lehësh është tipar spurd*jakësh

“Shqipëria është tashmë Republikë Qeveritare, jo më Parlamentare”

“Shqipëria është tashmë Republikë Qeveritare, jo më Parlamentare”

Bombë me telekomandë/Hakmarrje ndaj 27-vjeçarit, i vëllai ka vrarë kushëririn

Bombë me telekomandë/Hakmarrje ndaj 27-vjeçarit, i vëllai ka vrarë kushëririn







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

by mirseda
22:49 | 14/04/2026
0

Mbrëmjen e sotme në ‘Fan Club’ kanë qenë të ftuara edhe tezja e Selin dhe bashkëshortja e...

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

22:35 | 14/04/2026
Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

22:24 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com