Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili reagon pas publikimit të raportit nga ana e DASH, në të cilën flitej për klimën e biznesit në vendin tonë.
Në statusin e tij në Facebook, Vasili ka publikuar vetëm një pjesë nga ky raport duke u shprehur se në të, duket qartë fytyra e vërtetë e kriminializuar e kryeministrit Edi Rama.
Postimi i Vasilit:
Departamenti Amerikan i Shtetit ne Raportin e publikuar sot tregon qarte fytyren e vertete te kriminalizuar te qeverise se Rames.
Lexojeni vete:
“Ka rrezik të konsiderueshëm nga krimi në Tiranë. Qeveria shqiptare po bën një përpjekje të bashkërenduar për të përmirësuar aftësitë e zbatimit të ligjit të vendit dhe për të zvogëluar korrupsionin. Krimi i organizuar ka një ndikim të theksuar në Shqipëri, me një rrjet të organizatave kriminale të përfshira në trafikimin e drogës, grabitje, ryshfet, pastrim parash, prostitucion dhe trafikim njerëzor.”