Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

RAPORTI/ Hendeku: Femrat 18% më pak të punësuara se meshkujt shqiptarë

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
RAPORTI/ Hendeku: Femrat 18% më pak të punësuara se meshkujt shqiptarë

Instituti i Statistikave ka publikuar raportin “Anketa Tremujore e Forcave të Punës”. Sipas këtij raporti, punësimi ka shfaqur tendencë në rritje, por ajo që vihet re është shkalla e ulët e njerëzve të punësuar.

Kështu, në tremujorin e dytë të 2017, për popullsinë 15-64 vjeç, shkalla e punësimit është vetëm 57,3%. Gjithashtu, vihet re se numri i meshkujve të punësuar është shumë më i lartë se i femrave teksa shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për femrat është 57,7 %, ndërsa për meshkujt ky tregues është 75,7 %. Për meshkujt, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 18 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat.

Ndërkohë, aktualisht shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 13,9 %.

Më poshtë detajet mbi anketën tremujore të forcave të punës në vendin tonë:

Gjatë këtij tremujori, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016, punësimi u rrit me 3,4 %.
-Në terma tremujorë, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2017, punësimi pësoi një rritje prej 1,8 %. –Në tremujorin e dytë 2017, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 13,9 %. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2016, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 1,6 pikë përqindje.
-Krahasuar me tremujorin e parë 2017, shkalla zyrtare e papunësisë pësoi një rënie prej 0,3 pikë përqindje. Në tremujorin e dytë të vitit 2017, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 66,8 %.
-Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2016, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është rritur me 1 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm ky tregues është rritur me 0,9 pikë përqindje.
Për femrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 57,7 %, ndërsa për meshkujt ky tregues është 75,7 %. Për meshkujt, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 18 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për femrat ka rënë me 0,3 pikë përqindje, ndërsa për meshkujt është rritur me 2,2 pikë përqindje.
Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2017, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15- 29 vjeç është 45,7 %. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e dytë 2017, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 76,9 %.

Punësimi:


Shkalla e punësimit për meshkujt është 64,1 %, ndërsa për femrat 50,3 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016, shkalla e punësimit për meshkujt është rritur me 3 pikë përqindje, ndërsa për femrat rritja është me 0,7 pikë përqindje. Shkalla e punësimit të të rinjve është 33,6 %. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e dytë 2017, shkalla e punësimit është 68,6 %.
Ritmi vjetor i rritjes së punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i dytë i vitit 2016 në tremujorin e dytë të vitit 2017, është 3,4 %. Në terma vjetorë, rritja e punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë është: 9 % në sektorin e shërbimeve dhe 2,5 % në sektorin e industrisë. Në sektorin e bujqësisë pati një rënie të punësimit prej 1,7 %. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e dytë 2017, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart pësoi një rritje të lehtë prej 1,8 %. Punësimi u rrit në sektorin e shërbimeve me 3,4 %, në sektorin e industrisë me 1,5 % dhe në aktivitetet bujqësore me 0,1 %.

Papunësia:
Në tremujorin e dytë 2017, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 13,9 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016, shkalla e papunësisë për meshkujt ka rënë me 1,5 pikë përqindje dhe për femrat ka rënë me 1,7 pikë përqindje. Shkalla zyrtare e papunësisë për meshkujt është 14,9 % dhe për femrat është 12,5 %.

Shkalla e papunësisë për femrat është 2,4 pikë përqindje më e ulët sesa për meshkujt. Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë është 26,4 %. Në terma vjetorë shkalla e papunësisë së të rinjve shfaq tendencë në rënie.

Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2016, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e dytë të vitit 2017 është 3,5 pikë përqindje më e ulët.

Krahasuar me tremujorin e parë 2017, shkalla e papunësisë për të rinjtë ka pësuar një rënie prej 0,2 pikë përqindje. Shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç është 10,8 %. Në terma vjetorë ky tregues pësoi një rënie prej 1,1 pikë përqindje.

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm për këtë grup-moshë shkalla e papunësisë ka rënë me 0,4 pikë përqindje.

Popullsia ekonomikisht jo-aktive
Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2017, 20,6 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive dhe në moshë pune (15-64 vjeç) ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake, 11,6 % e saj ishte në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 9,1 % në paaftësi të përhershme. Gjatë tremujorit të dytë 2017, 6,3 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive (në grup-moshën 15-64 vjeç) deklaruan se nuk po kërkonin punë pasi besonin se nuk ka punë të disponueshme.

Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç, që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim, përbëjnë 73,2 % të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë. Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo-aktivë, 3,3 % klasifikohen si të papunë të dekurajuar. Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç ky grup përbën 9,7 % të popullsisë ekonomikisht jo-aktive të kësaj grup-moshe.

 

Tags: femratinstatme pak te punesuarapuneraporti

TË LIDHURA

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës, ja si paraqiten rezultatet paraprake
Politikë

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës, ja si paraqiten rezultatet paraprake

18:22 | 12/05/2025
PS fiton në Rrogozhinë me 52,89% të votave
Politikë

PS fiton në Rrogozhinë me 52,89% të votave

18:16 | 12/05/2025
Numërohen mbi gjysma e kutive të votimit në Kukës dhe Shkodër, ja rezultatet
Politikë

Numërohen mbi gjysma e kutive të votimit në Kukës dhe Shkodër, ja rezultatet

17:43 | 12/05/2025
Next Post
Lulzim Basha takohet me ambasadorin Lu, drekojnë bashkë në Bllok

Lulzim Basha takohet me ambasadorin Lu, drekojnë bashkë në Bllok

Historia e marrëzive të së majtës

Historia e marrëzive të së majtës

Akuzat e PD-së për vëllanë e Xhafajt, përgjigjet ministri nga Kuvendi

Akuzat e PD-së për vëllanë e Xhafajt, përgjigjet ministri nga Kuvendi

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025
“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

17:54 | 07/05/2025




TË FUNDIT

Rozana Radi, sjell një stil të ri provokues me foto të reja
Showbizz

Rozana Radi, sjell një stil të ri provokues me foto të reja

by mirseda
18:24 | 12/05/2025
0

Rozana Radi, një nga këngëtaret më të njohura dhe të dashura të muzikës shqiptare, ka postuar një...

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës, ja si paraqiten rezultatet paraprake

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës, ja si paraqiten rezultatet paraprake

18:22 | 12/05/2025
PS fiton në Rrogozhinë me 52,89% të votave

PS fiton në Rrogozhinë me 52,89% të votave

18:16 | 12/05/2025
Numërohen mbi gjysma e kutive të votimit në Kukës dhe Shkodër, ja rezultatet

Numërohen mbi gjysma e kutive të votimit në Kukës dhe Shkodër, ja rezultatet

17:43 | 12/05/2025
Aksident në Laç, 28-vjeçari përplas të moshuar – dërgohet në Tiranë

Aksident në Laç, 28-vjeçari përplas të moshuar – dërgohet në Tiranë

17:40 | 12/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com