Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Raporti: 1 në 10 të mitur pre e ngacmimit seksual online

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Lundrimi në internet i të miturve përbën rrezik për të rënë pre e ngacmimeve online. Në vitin 2018, kompanitë e teknologjisë në botë raportuan mbi 45 milionë foto dhe video në internet të fëmijëve të abuzuar seksualisht, dyfish i numrit së një viti më parë. Edhe në Shqipëri sipas një raporti të UNICEF, 1 në 10 fëmijë janë ngacmuar seksualisht online.

“Prej shumë kohësh tashmë është bërë problem abuzimi seksual online dhe ky problem ka ardhur duke u rritur. Edhe në vendin tonë qarkullojnë imazhe të abuzimit seksual me fëmijët. Në vitin 2018 një organizatë italiane publikoi se domeni “.al” është i treti në Europë për nga përmbajtja e imazheve, apo videove me abuzim seksual të fëmijëve, pra i treti në Europë dhe i 8 në botë. Pra ka edhe në internetin shqiptar me përmbajtje të tilla që qarkullojnë, ku dikush i ka shantazhuar për të dërguar një foto intime të fëmijëve”, thotë Ina Verzivolli, specialiste e mbrojtjes së fëmijëve, Unicef Albania.

Në një interviste për TV Klan, zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko thotë se edhe në vendin tonë është zbuluar një rrjet i abuzuesve online.

“Kemi informacione që ngacmuesit online kanë komunikim me njëri-tjetrin dhe shkëmbejnë informacione me njëri-tjetrin, ne dimë një pjesë të abuzuesve online. Ne kemi identifikuar që navigimi online ndodh pa identifikim, një person hyn në një rrjet wireless pa u identifikuar dhe aty mund të kryejë aktivitet të paligjshëm dhe mund të jetë abuzues potencial në hapësirat tona”.

Por tashmë abuzuesit online do të identifikohen. “Jemi duke zbatuar një projekt për identifikimin e të gjithë abuzuesve online. Pra nëse sot ka pasur hapësira ku abuzuesit kanë pasur mundësi që të navigojnë në internet pa u identifikuar plotësisht, kanë pasur mundësi që t’i afrohen të miturve pa pasur një kontroll të fortë dhe një barrierë të fortë, ne sot po bëjmë të mundur që çdo abuzues online të identifikohet, të gjurmohet dhe të hetohet. Së bashku me kompanitë e internetit do kërkojmë që kushdo që hyn në rrjet dhe internet të ketë një identifikim, emër, numër telefoni, adresë e-maili dhe kjo ndihmon në gjurmueshmërinë. Ka shumë mundësi për ta fshehur IP dhe nuk identifikohesh këtu ku je dhe ta transferosh identitetin tënd në një vend tjetër, por tashmë është e gjurmueshme”.

Sipas ekspertëve të krimit kibernetik dhe atyre që merren me fëmijët, ajo që mbetet shqetësim është numri i ulët i denoncimeve për këtë vepër penale. /Klan

Tags: miturngacmimraportiseksual

TË LIDHURA

Aktualitet

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026
Aktualitet

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Aktualitet

Jo si ’21 janari’ dhe tubimet e dhunshme partiake, protesta paqësore që po sfidon pushtetin

21:53 | 08/06/2026
Next Post

Rënia e portierit të Partizanit nga kati i gjashtë, reagon klubi i kuq

Protestat në Irak/ Shkon në 100 numri i viktimave

Alarmante! Shqipëria rrezikon “të zbrazet” në 70 vite, 2000 kërkesa për azil në muaj







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com