Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha hedh akuza ndaj kryeministrit Rama lidhur me vendimin e KE-së për mos hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Gjatë një konference për mediat, lideri demokrat theksoi se Bashkimi Evropian nuk mashtrohet dot me propagandë, ndërsa shtoi se “Rama u puth me Mogherinin e kujtoi se ia hodhi. Këta thonë ne kemi bërë detyrat, plastë armiku, plastë fashisti. Në Europë nuk shkohet me propagandë”.
“Tani është rasti tua shpjegojmë ashtu siç është. I sapo kthyer nga Berlini, nga kryeqendra e Evropës. Është e vërtetë që tash tre vjet mbizotëron një mosbesim nga vendet anëtare në krahasim me raportet e Komisionit Evropian, që konsiderohen të zbukuruara dhe që nuk paraqesin realitetin. Këtë tha edhe Holanda, e cila tha se në rastin e Maqedonisë ishte dakord në rastin e Shqipërisë, problemi i krimit, korrupsionit dhe ndarja e pushtetit i ndalonte qartë.
Këtë tha edhe Franca. Jo vetëm në raport me krimin dhe korrupsionin, por edhe me problemin e azilkërkuesve shqiptarë. Kush nga ne nuk e di se është e njëjta valë e largimit nga vendi është si në vitin 1990. Në raport me popullsinë, nuk është më i larti në botë. Më shumë se sirianë dhe afganë. Kjo e shtyu Bundestagun gjerman që merrte që merr gjithmonë kur nuk i beson Komisionit. Krishbaun e bëri edhe për Serbinë, por presidenti serb nuk i tha deputet skutash. I mori dhe hapi negociatat”, theksoi Basha.