Kryeministri Edi Rama, në takimin elektoral dhe përmbyllës në qytetin e Elbasanit nuk i kurseu aspak kritikat ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës. Ai e akuzoi se po kërkon të shes foton me Trump te shqiptarët.
“Basha kërkon që shes fotografinë me presidentin e Amerikës. Atë fotografi po ta shoh dhe vetë Trump thotë së kush është ky çuni. Luli premton se do t’ia bëj zero taksën e biznesit të vogël por ai akoma nuk e di që kjo taksë është zero ”, tha Rama.
Gjithashtu Rama tha se “të gjithë këta janë kundër reformës në arsim se ishin kundër mbylljes së ufove, kristalërave, vitrinave etj. Për të hyrë në të universitet nuk ka rëndësi si e ka emrin babi apo se çfarë njerëzish ka në pushtet mami.”