Nga sot, mbahtha e maskës është e detyrueshme në çdo ambient jashtë shhtëpisë.
Por, nuk dihet se deri kur do jetë i vlefshëm ky vendim.
Kryeministri Edi Rama në “Opinion” tha se maskat do të jenë të detyrueshme deri në dalje të dimrit, kjo edhe për shkak të faktit se nuk dihet cili do të jetë ndikimi i gripit stinor në reagimin e koronavirusit.
Edi Rama: “Maskat do të qëndrojnë deri në dalje të dimrit. Çështja është çfarë do të sjelli më shumë gripi stinor. Gjobat do të merren çdo muaj në faturën e dritave dhe nuk do të falen”.