E diel, 28 Nëntor, 2021
16.5 C
Tirana

“Rama s’mund të hedhë gurin e të fshehë dorën”, Ish-deputeti: Fajtor për rënien e arsimit…

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka replikuar në distancë me Kryeministrin Rama për qëndrimet e tij për rënien e arsimit privat në Bashkinë e Kavajës. Sipas Boçit fajtori i vetëm për këtë rënie është vetë kreu i qeverisë, që ia hoqi arsimin profesional dikasterit të Ministrisë së Arsimit dhe ia kaloi atë ish-ministrisë së Mirëqenies Sociale.

Boçi ka reagur përmes profilit të tij në Facebook ku shkruan: “Numri i nxënësve, pavarësisht fryrjes së propagandës, ka ardhur duke rënë në vite. Këtë e tregojnë qartë dhe statistikat e dala nga Ministria e arsimit dhe INSTAT-i Ramës.  Në 2018 ka më pak nxënës se në 2013-2014. (tabela) AFP vuan problemet e një ligji jo efikas të hartuar kuturu. Ka problem me kualifikimin e mësuesve, të bazave të praktikave e të konvikteve. Postsekondari vuan mospërputhjen me kërkesën që ka tregu i punës.

Ndërkohë që ndërhyrjet në infrastrukturë, për gjashtë vite numërohen me gishtat e njërës dorë. Fondi për konviktet, sasia dhe mënyra e përdorimit i kalon pushtetit lokal, por sasinë dhe termat e tjerë i përcakton qeveria. Ndaj Rama s’mund të hedhë gurin e të fshehë dorën. Nuk është Bashkia Kavajë përgjegjësja e dështimeve të tij që paratë e Arsimit i pakëson, ose i dedikon me PPP. Rama nuk mund të fusë as kokën në rërën e Golemit, si struc vendi”, shkruan Boçi.

Statusi i plotë i Luçiano Boçit

Sot në Golem Rama pa Visin, na paska zbuluar se ka dhe Arsim profesional!!!

Muaj pa folur për të. Vite pa u kujdesur për të.

Me siguri, po ta pyesësh se cila është ministria përgjegjëse e AFP, 100% nuk e di.

Nuk e di, sepse pasi e degdisi sa tek Ministria e Arsimit, (ku duhet të jetë në fakt) sa tek ish-Ministria e mirëqenies sociale, tani e ka futur në një zgëqe a kthinë të fshehur, në megaministrinë e Ekonomisë, Financës e Punës.

Lexo edhe :   Masakrimi i masakrës

I lënë krejt pas dore e i harruar, Arsimi profesional nuk është as prioritet e as i financuar. Pjesa në buxhet, dedikuar atij mbetet në shifra simbolike.

Numri i nxënësve, pavarësisht fryrjes së propagandës, ka ardhur duke rënë në vite.

Këtë e tregojnë qartë dhe statistikat e dala nga Ministria e arsimit dhe INSTAT-i Ramës.

Në 2018 ka më pak nxënës se në 2013-2014. (tabela)

AFP vuan problemet e një ligji jo efikas të hartuar kuturu.

Ka problem me kualifikimin e mësuesve, të bazave të praktikave e të konvikteve.

Lexo edhe :   Masakrimi i masakrës

Postsekondari vuan mospërputhjen me kërkesën që ka tregu i punës.

Ndërkohë që ndërhyrjet në infrastrukturë, për gjashtë vite numërohen me gishtat e njërës dorë.

Fondi për konviktet, sasia dhe mënyra e përdorimit i kalon pushtetit lokal, por sasinë dhe termat e tjerë i përcakton qeveria.

Ndaj Rama s’mund të hedhë gurin e të fshehë dorën.

Nuk është Bashkia Kavajë përgjegjësja e dështimeve të tij që paratë e Arsimit i pakëson, ose i dedikon me PPP.

Rama nuk mund të fusë as kokën në rërën e Golemit, si struc vendi.

Të të shajë dhe kullaxhiu, mister 20%, që betonizoi e vazhdon të betonizojë Tiranën, që kërkon të bëjë kullë duke lëvizur nga vendi dhe Lanën, është kulmi!

Se cili e shkatërroi Golemin përgjatë këtyre viteve, ne e kemi denoncuar me fakte.

Protesta ka për të të nxjerrë kokën dhe nga rëra dhe nga zyra!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...