Kryeministri Edi Rama deklaroi mesditën e sotme se nga e hëna, do t’ju duhet leja nga aplikacioni që ka ngritur qeveria, për ata persona që duan të dalin për pazare apo blerje të ndryshme. Sipas Ramës, nga ky rregull përjashtohen vetëm ata që duhet të shkojnë në punë. Këta të fundit nuk do të kenë nevojë për autorizim. “Përjashtohen vetëm ata që duhet të shkojnë në punë, këta të fundit nuk do të kenë nevojë për autorizim”, tha Rama.
“Kërkimi i lejes do jetë shumë e thjeshtë, do klikoni në E-Albania, ku do jetë që në krye të faqes dhe është e thjeshtë “Leje për dalje”. Vetëm një anëtar i familjes mund të kërkojë leje dhe do veriffikohet me certifikatën familjare.
Leja do jetë për një orë brenda orës 05:00 deri në 13:00. Menjëherë pasi ju kërkoni lejen, ju vjen një njoftim në telefon ose në E-Albania dhe ju do keni një vetëm një orë për të bërë pazarin. Konfirmimi do vijë pas 24 orësh, dhe ju mund të dilni nga shtëpia. Nëse policia u kërkon lejen, do keni në telefon barkodin, ose mesazhin nga E-Albania”, u shpreh drejtoresha e AKSHI.
Ndërkohë Rama ka bërë me dije se pensionistët nuk do përfitojnë nga ky shërbim, pasi ata do ndihmohen nga shteti. “Kjo leje nuk vjen për pensionistët, ata nuk mund të kërkojnë leje, pasi do kujdeset shteti për ta. Prandaj nëse pensionistët do kapen në rrugë, do ketë penalizime për ta. Ndërsa familjarët që kanë leje për punë, do vijojnë me atë leje”, tha ai.