Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rama shkarkon drejtoreshën e TENDERAVE, dy ditë kohë për zëvendësimin e bujshëm

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rama shkarkon drejtoreshën e TENDERAVE, dy ditë kohë për zëvendësimin e bujshëm

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra kryetaren e Komisionit të Prokurimit Publik, Evis Shurdha (Shehu), e cila jepte verdiktin përfundimtar për ligjshmërinë e tenderave, koncesioneve dhe PPP-ve.

Shkarkimi i Shurdhës nga detyra është bërë gati një vit para përfundimit të mandatit të saj, të cilin e ka marrë më 21 shtator të vitit 2016.

Prej së hënës, në një njoftim zyrtar në Kryeministri është shpallur gara, e cila është e hapur deri në datën 26 të këtij muaji, për kandidatët që duan postin.

NJOFTIMI I KRYEMINISTRISË:

Në mbështetje të neneve 19/2, 19/3 (pikat 2 e 3) e 19/5 (shkronja ʺaʺ, e pikës 1), të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, dhe të pikës 6, të vendimit nr.521, datë 20.9.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e procedurës për përzgjedhjen e kandidaturave për kryetar dhe anëtar të Komisionit të Prokurimit Publik”, shpallim njoftimin për aplikim për kryetar të Komisionit të Prokurimit Publik.

Inkurajojmë të gjithë të interesuarit, që përmbushin kriteret, të aplikojnë!

⦁ Aplikanti duhet të plotësojë këto kritere:

  1. a) Të jetë shtetas shqiptar;
    b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
    c) Të ketë arsim të lartë në drejtësi;
    ç) Të ketë mbi 8 (tetë) vjet përvojë pune, nga të cilat, të paktën, 3 (tre) vjet në fushën e prokurimeve dhe, të paktën, 2 (dy) vjet në një pozicion drejtues;
    d) Të jetë person i padënuar apo ndaj të cilit nuk janë dhënë masa sigurie apo dënim me vendim jopërfundimtar për kryerjen e krimeve, në përputhje me parashikimet e ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar;
    dh) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi dhe të mos jetë larguar nga puna ose shërbimi civil me masë disiplinore.

⦁ Dokumentet që duhet të dorëzohen janë, si më poshtë vijon:

  1. a) Kërkesë për aplikim;
    b) Jetëshkrim (curriculum vitae) i kandidatit (secila faqe, e firmosur);
    c) Diplomë e arsimit të lartë (e noterizuar);
    ç) Librezë pune ose dokument i ngjashëm për të vërtetuar përvojën e punës;
    d) Vërtetim ose vetëdeklarim se nuk është larguar nga puna ose shërbimi civil me masë disiplinore ose që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
    dh) Formular të vetëdeklarimit (të plotësuar e të firmosur), në zbatim të
    ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen,
    emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar;
    e) Formular të aplikimit (të plotësuar e të firmosur) për informim për zyrtarët përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta, në zbatim të ligjit nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;
    ë) Çdo dokument tjetër shtesë që provon përmbushjen e kritereve të përzgjedhjes, sipas përcaktimit të pikës 11, të vendimit nr.521, datë 20.9.2017, të Këshillit të Ministrave.

(Deklarimi i rremë sjell përjashtimin nga çdo procedurë e mëtejshme e konkurrimit dhe përgjegjësi penale, sipas legjislacionit në fuqi.)

⦁ Vlerësimi:

Komisioni ad-hoc, brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga data e mbylljes së aplikimeve, bën vlerësimin paraprak të dosjeve të aplikantëve dhe publikon në web-faqen zyrtare të Kryeministrisë listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret për t’u emëruar.

Komisioni ad-hoc, brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga data e mbylljes së vlerësimit paraprak të dosjeve, bën vlerësimin me pikë të tyre, sipas parashikimit të vendimit nr.521, datë 20.9.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e procedurës për përzgjedhjen e kandidaturave për kryetar dhe anëtar të Komisionit të Prokurimit Publik”.

Pas vlerësimit të jetëshkrimit, kandidatët mund t’i nënshtrohen intervistës së strukturuar me gojë, për të cilën do të njoftohen për datat përkatëse të zhvillimit të saj.

Lista e kandidatëve për kryetar të Komisionit të Prokurimit Publik, renditur sipas pikëve të marra, do të publikohet në ëeb-faqen zyrtare të Kryeministrisë.

Me qëllim vijimin e procedurave për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik, Këshilli i Ministrave dërgon në Kuvend listën e kandidatëve të kualifikuar sipas renditjes dhe listën e kandidatëve që nuk plotësojnë kriteret për t’u emëruar.

Afati i dorëzimit të aplikimit: Deri më 26 qershor 2020

Tags: edi ramaEvis Shurdha (Shehu)kryeministria

TË LIDHURA

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës
Aktualitet

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:45 | 05/07/2025
Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi

21:09 | 05/07/2025
“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”
Aktualitet

“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”

21:06 | 05/07/2025
Next Post
“Teatri duhej shembur vite më parë”, Rama: Ja çfarë tregoi ekspertiza e 1941-shit

Përpjekjet për rimëkëmbjen nga pandemia/ Rama jep lajmin e mirë për Shkodrën (VIDEO)

Pandemia mbyll sezonin e volejbollit në Shqipëri

Pandemia mbyll sezonin e volejbollit në Shqipëri

“Me një padron të ri”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e rënda të Lazaratit

"Me një padron të ri", Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e rënda të Lazaratit

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com