Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Rama…ra

8 vjet ago
in Të Gjitha

Nga Arben Vata/Ngjarje të tilla si ajo e Kukësit sot, normalisht që ngjallin emocione dhe debate të forta, kundërshtuese me njëra tjetrën. E para është dhuna. E vërteta është se dhuna nuk është mjeti normal për të zgjidhë problemet, por çfarë e zgjidh problemin me një qeveri të pa përgjegjshme, një qeveri anti kombëtare apo një diktaturë?

Nëse nisemi me këtë logjikë, duhet të themi se protestat e dhjetorit 1990 në Shqipëri dhe ato të pranverës 1981, korrikut 1990 dhe kundërshtimi me armë kundër regjimit serb në Kosovë, ishin të dënueshme.

Nëse kjo është logjika që funksionon për dikë, ta mbajë për vete. Kur thika shkon në palcë, nuk ka më vend për bisedime. Aq më tepër me një qeveri që nuk u konsultua aspak me qytetarët për këtë taksë të rëndë.

Së dyti, (dhe kësaj po i bie shumë shkurt), taksë për rrugën mund të kishte por kjo duhet të jetë e shumta 1 euro ndërsa më përpara kësaj duhet të jetë rregulluar sipas standardeve rruga e vjetër. Këto çështje janë sqaruar shumë këto ditë dhe nuk ka nevojë për mendimin tim krejt modest nga aspekti teknik dhe ekonomik i rrugës.

Se treti, protesta ishte e drejtë sepse synoi veç të tjerash të ndante Kosovën me Shqipërinë me një kufi ekonomik jo më në Morinë të Kukësit, por në Thirrë të Mirditës. Super-taksa është një barrë edhe për shqiptarët e Kosovës, të cilët për arsye ekonomike kryesisht vijnë dhe frekuentojnë plazhet e Shqipërisë.

Rama që bën demagogji me Presidentin e përbashkët dhe me teatër në zyrat e Vucic, nuk mund ti bëjë shërbim më të mirë serbëve sesa të kufizojë lëvizjen e shqiptarëve të Kosovës në drejtim të Shqipërisë.

Në këto kushte, ata do të detyrohen që tregtinë dhe çdo shkëmbim tjetër ta zhvendosin gjithnjë e më shumë drejt Serbisë. Kjo është arsyeja që shumë nga protestuesit ishin edhe nga Kosova (por edhe nga Hasi dhe Tropoja).

Së katërti, kjo është një protestë personalisht kundër Rames, i cili vetëm pak ditë më parë ofendoi publikisht gjithë shqiptarët, në një fjalim konteksti i të cilit vinte në dyshim burrërinë e tyre. Gabimi i Rames është që e bëri këtë ofendim pikërisht në kohën kur Kukësi kishte paralajmëruar protesta kundër taksës së ndarjes së kombit.

Kukësi (dhe jo vetëm) ka burra o zotëri dhe këtë e ka treguar ndaj çdo padrejtësie që i është bërë në demokraci. Për ata që u kujtohet po sjell në vëmendje vitin 1993 kur banorët e kësaj zone hodhën në liqen forcat speciale nga Tirana. Luma ka hedhur në lumë 12 mijë serb, por Rama nuk e njeh mirë historinë.

Aty ku ka dhimbje, ka protestë, ka burra,kudo në Shqipëri. Aty ku ka dhimbje e thika nuk mban më, burrat ngrihen dhe diktatorët bien.

Merre seriozisht sinjalin e burrave të Kukësit, Tropojës dhe Kosovës. Nuk është protesta e një partie, por e një populli të cilit nuk mund ti hipësh më mbi kurriz.

Tags: kosovaprotestararamataksa

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
Next Post

Protesta/Çmendet Rama, shkrin të tijët

Basha urdhëron Ramën: Largo policinë, pezullo menjëherë tarifën 5 €

Rama sulmon gazetarët: Kam gjak shqiptari jo llum kazani në vena







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com