Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Rama përjashton Fatos Tushen nga Partia Socialiste: Vini gishtin kokës!

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rama përjashton Fatos Tushen nga Partia Socialiste: Vini gishtin kokës!

“Kryebashkiaku i Lushnjes do të shkarkohet nga detyra, dhe do të përjashtohet nga PS. Masat do të rishikohen vetëm nëse do të dalë i pafajshëm”. Ishte ky vendimi i ndërmarrë nga ana e kreut të qeverisë, ku përballë kryebashkiakëve që i mblodhi në Kryeministri tha se PS nuk do të jetë një zyrë partie për askënd. Kryeministri u shpreh se korrupsioni, ryshfeti e bashkishi nuk kanë ngjyrë politike dhe se kush shkel të drejtat e qytetarëve, do dalë i vetëm para drejtësisë.

“Kryetarët e Bashkisë kanë të drejtën e prezumimit të pafajësisë deri në përfundim të gjykimit, por s’është puna ime dhe as e PS që të kërkojë pafajësinë e tyre. Ky është rasti për tu përsëritur juve dhe të gjithë të tjerëve që do të marrim besimin e shumicës tonë të mandatuar për të 3 herë rresht si forcë qeverisëse.

PS nuk është zyrë avokatie e të pandehurve të akuzuar nga drejtësia, por është fuqia e votuar nga populli i saj. Korrupsioni, ryshfeti, bashkishi nuk kanë ngjyrë politike, janë e zeza, errësira, llumi me të cilin duhet dhe do të përballemi për të vazhduar të reformojmë Shqipërinë. Kush shkel të drejtat e qytetarëve, i vetëm para drejtësisë. Të refuzojmë çdo lloj mbrojtje për këdo që bie pre e tyre, të udhëheqim popullin drejt majës. Kryebashkiaku i Lushnjes do të shkarkohet nga detyra, dhe do të përjashtohet nga PS. Masat do të rishikohen vetëm nëse do të dalë i pafajshëm”, tha Rama.

Rama-kryebashkiakëve: Vini gishtin kokës, mandati i 3-të kërkon përkushtim

Pas shkarkimit të Fatos Tushes, kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh kryebashkiakëve. Ai ka trembetuar se mandati i tretë kërkon 3-fish investim. Mjaft i qartë në mesazhin e tij, Rama nënvizoi se mandati i tretë kërkon përshkushtim.

“Nuk nisemi nëse ai është fajtor, por i marrim këto masa për të dhënë një mesazh shumë të qartë për ata që paguhen. Arsyeja pse ju thirra është se pa përjashtim, ti vini mirë gishtin kokës, të kuptoni se mandati i tretë kërkon përkushtim të trefishtë, seriozitet të trefishtë, një vetëdijesim të trefishtë për trefishimin e nivelit të performancës. Disa ishin shprehur se isha kujtuar vonë për ndryshimet në polici dhe korrupsionit në polici që e shoqëron në çdo hap si hije, dhe luftën e kërkesës për ryshfet rrugëve që shfaqen me avazin e vjetër të abuzimit të neveritshëm, nuk jam kujtuar vonë”, tha Rama.

Rama-kryebashkiakëve: Mos luani me një zjarr që do të bëhet gjithnjë e më përvëlues

Rama ka paralajmëruar kryebashkiakët, ku u kërkoi të mos përzihen me probleme të prokurimit publik, sepse do ta pësojnë. Kryeministri u kërkoi kryebashkiakëve që ta studiojnë mirë këtë paketë, dhe të mos përfshihen duke influencuar në proceset e dhënies së tenderëve.

“Progresi në garantimin e rendit publik është i madh, prandaj Prokurimet Publike janë arsyeja e parë që iu mblodha. Reagim i menjëhershëm deri në fund të mandatit për të garantuar cilësi, transparencë dhe shpejtësi. Paketa përmirëson kuadrin rregullator në Shqipëri. Mos u përzieni me problemet e prokurimit publik, mos luani me një zjarr që do të bëhet gjithnjë e më përvëlues në kushtet kur drejtësia e re do të ketë të gjithë mbështetjen time dhe të PS kundër kujdo ndër ju që do të luajë me zjarrin. Kam kërkuar reformim për prokurimet publike. Ndër procedura te asistuara 88.5% e procedurave kanë rezultuar me probleme në hartimin e kritereve, prandaj Bashkive u janë dërguar rekomandime. 52.5% e Bashkive nuk kanë reaguar dhe s’kanë bërë rregullime në proces. Është fakt i njohur botërisht se hartim i kritereve të veçanta për kualifikim, qepja me dorë e tenderit si kostum me porosi e cënon shkallën e pjesëmarrjes”.

Tags: edi ramafatos tushe

TË LIDHURA

Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.
Ekonomi

Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.

18:43 | 11/02/2026
BIRN: Pas skandalit korruptiv, PS propozon ‘privatizimin’ e tenderave të AKSHI
Aktualitet

BIRN: Pas skandalit korruptiv, PS propozon ‘privatizimin’ e tenderave të AKSHI

18:13 | 11/02/2026
Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete

17:18 | 11/02/2026
Next Post
Pfizer konfirmon marrëveshjen me Kosovën për vaksinat anti-covid

Kompania Pfizer do të kërkojë miratimin e dozës së tretë të vaksinës

Për ata që po dalldisen nga ethet e rreme zgjedhore

Për ata që nuk po i shohin rrjetat e drejtësisë së re!

Basha: Do të kthejmë sundimin e ligjit, jo të bandave

"Peshku qelbet nga koka", Basha i kthehet keq Ramës







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.
Ekonomi

Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.

by mirseda
18:43 | 11/02/2026
0

Kompania zvicerane MABCO Constructions, aksionere mazhoritare me 98% të kapitalit në shoqërinë Vlora International Airport ka dalë...

Albulena Haxhiu zgjidhet Kryetare e Kuvendit të Kosovës

Albulena Haxhiu zgjidhet Kryetare e Kuvendit të Kosovës

18:41 | 11/02/2026
BIRN: Pas skandalit korruptiv, PS propozon ‘privatizimin’ e tenderave të AKSHI

BIRN: Pas skandalit korruptiv, PS propozon ‘privatizimin’ e tenderave të AKSHI

18:13 | 11/02/2026
Rusi: Sulm në shkollë, një i vrarë dhe tre të plagosur; autori arrestohet

Rusi: Sulm në shkollë, një i vrarë dhe tre të plagosur; autori arrestohet

18:07 | 11/02/2026
Zelensky: Bisedimet Ukrainë-Rusi-SHBA për territore pritet të rifillojnë javën e ardhshme

Zelensky: Bisedimet Ukrainë-Rusi-SHBA për territore pritet të rifillojnë javën e ardhshme

17:31 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com