Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rama: Paketa “McAllister” ishte antiligjore dhe fyese. Do arnonte Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor; Nuk e gëlltisja dot

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Dështojnë negociatat, McAllister: Natën e mirë!

Negociatori David McAllister dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein, duke dale nga nje takim me kryetarin e PD, Lulzim Basha ne seline e PD. McAllister dhe Fleckenstein ndodhen ne Tirane, per te negociuar me partite me te medha, per ti dhene fund krizes politike ne vend./r/n/r/nNegotiator David McAllister and MEP Knut Fleckenstein, leaving from a meeting with PD leader Lulzim Basha in PD's headquarters. McAllister and Fleckenstein are in Tirana to negotiate with the bigger parties to end the political crisis in the country.

“Ndërkombëtarët nuk duhen të na tregojnë më se ç’duhet të bëjmë me vendin tonë”  

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar për herë të parë se ka qenë kundër paketës “McAllister” që u propozua nga zëvendëspresidenti i Partive Popullore Evropiane, David McAllister për zgjidhjen e krizës politike.

Në komunikimin e tij javor, Rama shpjegoi se kjo paketë ishte fyese, pasi synonte të shtynte zgjedhjet në korrik ose në muajin shtator duke bërë që të kryheshin ndryshime në Kushtetutë. Ndërsa shtoi se ndërkombëtarët nuk duhen të na tregojnë më se ç’duhet të bëjmë me vendin tonë.

“Ideja e çuarjes së zgjedhjeve matanë së dielës së fundit të qershorit ishte për mua personalisht, jo vetëm pjesa më antiligjore, por edhe pjesa më fyese e paketës “McAllister”. Nuk e gëlltisja dot dhe Partia Socialiste e angazhuar për të bërë shtet me rregulla që vlejnë për të gjithë njësoj nuk mund ta përqafonte atë ide. Zgjidhje kjo që partnerët tanë ndërkombëtarë që as i imagjinojnë e as i diskutojnë në vendet e tyre, por i kanë shpikur në Shqipëri gjatë gjithë këto vite pluralizmi pa asnjë gajle për faktin se ky vend ka Kushtetutë dhe një popull që meriton të respektohet njësoj si popujt e tyre. Kjo nuk vjen aspak për fajin e tyre, por kështu i kemi mësuar ne për 27 vite me radhë, lojërat tona prej kalamajve. Ndoshta kanë ndjerë se nuk meritojmë aq shumë respekt se sa thjesht për kapërcimin e krizës politike të radhës me formula e paketa të çuditshme, që e bëjnë Kushtetutën të duket si një tufë letrash dhe ligjet si një pirg leckash”, theksoi Rama.

1. Paketa “McAllister”

Paketa McAllister ishte një recetë e improvizuar me dëshirën më të mirë për të na ndihmuar për të kaluar një krizë të radhës, ndërsa marrëveshja politike midis palëve ishte një platformë që të shkëputim zinxhirët e krizave që i shpikin partitë dhe i paguan vendi. Gojët e mëdha që çorodisin Shqipërinë s’kanë pushuar një sekondë duke hedhur baltë mbi marrëveshjen. E godasin këtë marrëveshje si një pazar të madh mes PS-së dhe PD-së në kurriz të demokracisë, drejtësisë, në kurriz të partive të vogla, të cilat me gjithë respektin vetëm garantë të demokracisë as kanë qenë ndonjëherë dhe as mund të jenë dot për vetë peshën e tyre.

Ka vetëm një bashkëqeverisje në këtë marrëveshje, kjo është bashkëqeverisja e zgjedhjeve për të siguruar një fair-play si asnjëherë më parë në zgjedhjet e zhvilluara në Shqipëri. PS dhe PD kanë qenë kundërshtare, janë kundërshtare dhe do të jenë kundërshtare politike. Dy alternativa pushteti me programe të ndryshme, me një beteje që nuk mbaron me 25 qershorin. Dy rrugë për të bërë shtet, e tyrja pa shtet, dhe me gjithë taksiratet që kanë sjellë për këtë popull sa herë që kanë marrë në dorë qeverisjen.

2. Koalicionet

Mos-hapja e lojës së koalicioneve nuk ka asnjë lidhje me ndonjë pakt bashkëqeverisje. E kam thënë që në fillim, se kompromis me kushtetutën, ligjin dhe të drejtën e popullit për të zgjedhur në ditën që ia jep Kushtetuta dhe ligji këtë të drejtë edhe sikur ta di se shkojmë të vetëm në zgjedhje. Ideja e çuarjes së zgjedhjeve matanë së dielës së fundit të qershorit ishte për mua personalisht, jo vetëm pjesa antiligjore, por edhe pjesa fyese e paketës McAllister.

Nuk e gëlltisja dot dhe Partia Socialiste e angazhuar për të bërë shtet me rregulla që vlejnë për të gjithë njësoj nuk mund ta përqafonte atë ide. Zgjidhje kjo që partnerët tanë ndërkombëtarë që as i imagjinojnë e as i diskutojnë në vendet e tyre i kanë shpikur në Shqipëri gjithë këto vite pluralizmi pa asnjë gajle për faktin se ky vend ka Kushtetutë dhe një popull që meriton të respektohet njësoj si popujt e tyre. Kjo nuk vjen aspak për fajin e tyre, por kështu i kemi mësuar ne për 27 vite me radhë, lojërat tona prej kalamajve. Ndoshta kanë ndjerë se nuk meritojmë aq shumë respekt se sa thjesht për kapërcimin e krizës politike të radhës me formula e paketa të çuditshme, që e bëjnë Kushtetutën të duket si një tufë letrash dhe ligjet si një pirg leckash.

Kjo marrëveshje vendos besoj një kufi të qartë në rrugën e të ardhmes edhe në këtë drejtim. Askush nuk mund të ngrejë një çadër dhe të kërkojë qiqra të pakuptimta që e kanë djegur këtë vend prej lojërave të partive politike që nuk kanë asgjë të përbashkët me vetë interesin e popullit.

Dikush mund të thotë se rihapja e rrugës së koalicioneve ishte ligjore, po, por jo në sekondat e fundit, duke hapur rrugë për avaze të reja, të cilave mund të mos u gjendej më fundi dhe  lojërave që mund të fillonin nga e para.    

3. Partitë e vogla dhe Kodi Zgjedhor

Të gjitha partitë kanë interesat e tyre që të kthehen në një volum shurdhues ndaj jemi marrë vesh që të mos e prekim Kodin Zgjedhor për ca arna me stampën McAllister, në emergjencën kohore, por të angazhohemi pas zgjedhjeve në një reformë të re gjithëpërfshirëse, kushtetuese dhe zgjedhore, të cilat do të adresojnë të gjitha shqetësimet e partive politike në emër të stabilitetit, transparencës dhe garës ndërmjet partive. Edhe kjo pikë e marrëveshjes ka kaluar pa u vënë re.

Ne do të shkojmë drejt 25 qershorit për të bërë shumë më shumë sesa kemi bërë në këto tre vite e gjysmë. Pala tjetër e kësaj marrëveshjeje do të hyjë në zgjedhje si një kërcënim real për të na kthyer mbrapsht nga rruga e reformave që bëjnë shtet.

Na duhen të paktën 71 mandate për të vazhduar përpara për ta mbajtur ne timonin e reformave shtetbërëse në rrugën e re që kemi nisur për Shqipërinë. Ashtu siç luftuam dhe fituam për Vettingun, do të luftojmë për të çuar ekonominë dhe punësimin në nivele të panjohura më parë. Kam më shumë besim se përpara marrëveshjes se do të bëjmë për Shqipërinë atë që deri para tre vjet gjysmë quhej e pamundur.  

 

 

Tags: bashaKodi ZgjedhorKushtetutapaketa McAllisterrama

TË LIDHURA

Berisha për Salianjin: E përballoi me dinjitet, çështja sapo ka nisur
Politikë

Berisha për Salianjin: E përballoi me dinjitet, çështja sapo ka nisur

13:46 | 09/07/2025
Operacioni “Crossline”: Punonjëset kapen në apartament, arrestohet 20-vjeçari
Aktualitet

Operacioni “Crossline”: Punonjëset kapen në apartament, arrestohet 20-vjeçari

13:36 | 09/07/2025
Aeroporti i Vlorës nën hetim nga SPAK/ Procedim edhe për sistemin TIMS
Aktualitet

Aeroporti i Vlorës nën hetim nga SPAK/ Procedim edhe për sistemin TIMS

13:34 | 09/07/2025
Next Post
Ja cilët janë ministrat teknikë që do të votohen sot në Kuvend

Ja cilët janë ministrat teknikë që do të votohen sot në Kuvend

Ja cilat janë burimet e të ardhurave për Shtetit Islamik

Ja cilat janë burimet e të ardhurave për Shtetit Islamik

Siri, rebelët e fundit largohen nga qyteti Homs

Siri, rebelët e fundit largohen nga qyteti Homs

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Berisha për Salianjin: E përballoi me dinjitet, çështja sapo ka nisur
Politikë

Berisha për Salianjin: E përballoi me dinjitet, çështja sapo ka nisur

by mirseda
13:46 | 09/07/2025
0

Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, e ka quajtur dënimin e ish-deputetit Ervin...

Operacioni “Crossline”: Punonjëset kapen në apartament, arrestohet 20-vjeçari

Operacioni “Crossline”: Punonjëset kapen në apartament, arrestohet 20-vjeçari

13:36 | 09/07/2025
Aeroporti i Vlorës nën hetim nga SPAK/ Procedim edhe për sistemin TIMS

Aeroporti i Vlorës nën hetim nga SPAK/ Procedim edhe për sistemin TIMS

13:34 | 09/07/2025
Ndotja e Vjosës nga Albpetroli: AKM e dënon, IKMT e mbron

Ndotja e Vjosës nga Albpetroli: AKM e dënon, IKMT e mbron

13:15 | 09/07/2025
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 39-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi drejt Italisë

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 39-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi drejt Italisë

12:37 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com