Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Rama nuk ra, por u fsheh pas gazit lotësjellës

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Rama nuk ra, por u fsheh pas gazit lotësjellës

Nga Andi Bushati/ Nëse opozita dështoi në premtimin e gënjeshtërt që u bëri ndjekësve të saj, se 16 marsi do të ishte dita e fundit e Edi Ramës, ajo është në rrugë të mbarë për të shpërfaqur fytyrën e vërtetë të rregjimit të Tiranës.

Si kurrë ndonjëherë në këto gjashtë vite të pushtetit të rilindjes, në rrugët e kryeqytetit nuk ishte parë kaq mbipopullim me trupa sigurie dhe kamera spiune, nuk kishin marshuar kaq makina të blinduara dhe nuk ishte përdorur, ajo sasi e paimagjinueshme bershërie me ujë dhe gaz lotësjellës.

Po të bësh një krahasim imazhesh me 16 shkurtin e një muaji më parë, uniformat blu nuk qenë më ato që i hapnin rrugën protestuesve të inatosur për të kapërcyer shkallët e Kryeministrisë, por ato kishin marrë urdhërin e prerë, për të mos u tërhequr asnjë centim nga mbrojtja e pushtetit.

Në fakt, ndryshimi nuk është vetëm në imazh.

Në këto 30 ditë, që nga protesta që i parapriu vendimit të djegjes së mandateve, imazhi i një vendi normal demokratik është krisur ndjeshëm.

Parlamenti pothuajse mblidhet në mënyrë ilegale, pa shpallur as ditën dhe as orën e seancave plenare. Kryeministri është rikthyer të bëjë rolin e shefit të partisë shtet, që në vend të punëve të përditshme, detyrohet të luajë kllounin endacak të grave socialiste.

Opozita e re po identifikohet me fytyrat e heronjve të porsalindur, Ylli Shehu dhe Kujtim Gjuzi. Televizionet kombëtare kanë degraduar në ditët më të zeza të propagandës, ndërkohë që shqiptarëve po u shafqet si gogol rreziku i armikut të jashtëm, që herë mer formën e ariut rus dhe herë vesh robën e mullahëve iranianë.

Dilema që shtrohet është: A do të qe i mundur ky degradim kaq i shpejtë, ky precipitim maramendës, nëse opozita nuk do të kishte vënë bast për rrugën radikale?

Natyrisht, që kjo pyetje retorike, është e vlefshme edhe për këtë 16 mars.

Sepse nuk ka rrugë tjetër veçse mbajtjes nën presion të këtij rregjimi që ka promovuar kriminelët në parlament, oligarkët në ekonomi, ndërtuesit me paratë e drogës në Tiranë dhe banditët që vjedhin vota në Durrës apo në Dibër.

Kjo ndodhi edhe këtë të shtunë.

Në rrugët e Tiranës, ne mediat vendase dhe ndërkombëtare, mbetën të skalituara pamjet e tymnajës së një pushteti, që fshihet pas gazit lotësjellës. Tani jemi larg, shumë larg imazhit të liderit shpresëdhënës, që shkulte gradhin e kryeministrisë, që hapte hollin e saj për qytetarët, që i dekoronte oborrin me punime të artistëve bashkëkohorë.

Tani, për të qeverisur, Edi Rama ka nevojë për trupat speciale dhe për rendjen e autoblindëve nëpër bulevard. Kjo është ajo që i shkon për shtat pushtetit të tij.

Dhe në një muaj opozita e arriti këtë.

Ajo i veshi kryeministrit me forcë, kostumin real të autokratit, pavarësisht se nuk i’a doli t’a rrëzontë këtë 16 mars, ashtu siç i premtoi idhtarëve të saj.

Tags: ANDI BUSHATIfshehgazitlotësjellësrama

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Ishte duke bërë vrap me djalin e mitur, si u vra 62-vjeçari, dy persona në kërkim

Ishte duke bërë vrap me djalin e mitur, si u vra 62-vjeçari, dy persona në kërkim

Një shpjegim dhe falënderim për ndërkombëtarët e Tiranës dhe standardin e dyfishtë

Një shpjegim dhe falënderim për ndërkombëtarët e Tiranës dhe standardin e dyfishtë

(Foto) Kush është 62-vjeçari nga Fieri që iu bë atentat në Tiranë

(Foto) Kush është 62-vjeçari nga Fieri që iu bë atentat në Tiranë







JU REKOMANDOJMË

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

21:26 | 01/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025




TË FUNDIT

Dështojnë bisedimet e paqes mes talibanëve dhe Pakistanit, armëpushimi mbetet në fuqi
Bota

Dështojnë bisedimet e paqes mes talibanëve dhe Pakistanit, armëpushimi mbetet në fuqi

by mirseda
20:32 | 08/11/2025
0

Bisedimet e paqes në Stamboll mes Pakistanit dhe sundimtarëve islamistë talibanë të linjës së ashpër në Afganistan...

Fluks fëmijësh në QSUT/ Rreth 300 vizita në ditë në Pediatri, shtohen virozat

Fluks fëmijësh në QSUT/ Rreth 300 vizita në ditë në Pediatri, shtohen virozat

19:23 | 08/11/2025
Cërriku gati për zgjedhjet, vonesa në shpërndarjen e materialeve

Cërriku gati për zgjedhjet, vonesa në shpërndarjen e materialeve

17:59 | 08/11/2025
Analiza e REL/ Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

Analiza e REL/ Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

17:49 | 08/11/2025
Përplasja me 2 të vdekur dhe 6 të plagosur, “FBI” greke zbarkon në ishullin e Kretës

Përplasja me 2 të vdekur dhe 6 të plagosur, “FBI” greke zbarkon në ishullin e Kretës

17:45 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com