Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social, Facebook fotot e shtëpisë së rikonstruktuar të shkrimtarit të madh, Gjergj Fishta.
Rama thekson se ashtu si kjo shtëpi, është edhe dallimi mes Shqipërisë që kishim dje, Shqipërisë që kemi sot, e Shqipërisë që duam dhe do të kemi nesër.
”Ja kështu si dallimi mes shtëpisë së At Gjergj Fishtës deri dje, copë-copë dhe sot, e rimëkëmbur, po në nevojë për t’u sistemuar me orenditë e brendshme, është edhe dallimi në çdo fushë mes Shqipërisë që kishim dje, Shqipërisë që kemi sot, e Shqipërisë që duam dhe do të kemi nesër”, shkruan Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158258376886523