E diel, 29 Nëntor, 2020
6 C
Tirana

Ku ndryshojnë Trump dhe Bajden mbi politikën e jashtme amerikane

Më të lexuarat

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Kurba e Covid mbetet e lartë në vend, 10 viktima

Situata epidemiologjike në vend, mbetet e rënduar pasi vijojnë të regjistrohen shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë informon...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i nxjerr bojën emisionit, nxjerr prapaskenat

Një ish-konkurrent i “Për’puthen” ka publikuar fotot e dyshimta të lojtarit të këtij edicioni, Atdheut, para se të bëhej pjesë e emisionit. Siç duket...

“Një pllakë tektonike po lëviz”, sizmologu i njohur turk paralajmëron banorët

Gjatë paradites se sotme, lëkundje të forta u ndjenë në Turqi, duke i shtuar edhe më tej panikun qytetarëve se do të rikthehet situata...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Pamje të rënda nga aksidenti i yllit të Arsenalit, udhëtonte me mjetin luksoz

Pamje të tmerrshme të aksidentit të mesfushorit të Arsenalit, Joe Willock, kanë bërë xhiron e rrjetit. Ai po udhëtonte me mjetin e tij luksoz...

Nga David Tafuri “The Hill”

Menaxheri i fushatës së Trump e ka nxitur Komisionin për Debatet Presidenciale të “ri-mendojë dhe ri-publikojë një sërë temash…me theksin tek politika e jashtme” për debatin përfundimtar presidencial. Trump beson se politika e tij e jashtme, ndryshon shumë dhe është më e mirë nga ajo e Bajdenit.
Në fakt, nëse debati fokusohet tek politika e jashtme, ne do të shohim dy burra me vizione shumë të ndryshme. Trump do t’i lidhë ngushtë iniciativat amerikane me politikat e tij të brendshme, duke shmangur kryesisht bashkëpunimin me aleatët. Ndërkohë, Bajden preferon veprimin kolektiv, fuqinë “e butë” dhe rikthimin në pikëpamjen e presidentëve të fundit demokratë dhe republikanë, sipas të cilëve forcimi i demokracisë është i domosdoshëm. Ja se si mund të ndryshojnë 2 administratat në katër vitet e ardhshme:

Kina dhe Azia në përgjithësi

Trump e ka bërë përballjen me Kinën në fushën e tregtisë, si një gur themeli të politikës së tij të jashtme. Bajden ka premtuar një qasje edhe më të ashpër. Por në substancë, qasjet e tyre mund të mos jenë larg njëra-tjetrës. Por tarifat e vendosura nga Trump, të cilat Bajden i vlerëson si të dëmshme për bujqësinë dhe prodhimin amerikan, duhen ri-negociuar.
Megjithatë ai nuk ka gjasa që t’i anulojë ato menjëherë.
Përkundrazi, ai mund të mbështetet në to – si dhe në disa masa të tjera të miratuara nga Trump, si kufizimi i tregtisë me kompanitë kineze në fushën e sigurisë kombëtare – për t’i bërë presion Kinës për lëshime. Një kontrast më domethënës, është se Bajden ka të ngjarë të ketë një dialog më të qëndrueshëm me Pekinin sesa Trump, që njëherë përplaset ashpër me Kinën dhe më vonë e vlerëson lart presidentin Xi Jinping.
Një ndryshim tjetër:Bajden do ishte me siguri më i zëshëm mbi të drejtat e njeriut, përfshirë arrestimin e ujgurëve, shtypjen e protestuesve në Hong Kong, dhe trajtimin e tibetianëve. Bajden premton të rindërtojë aleancat e SHBA-së në Azi, për të patur një front më të unifikuar, të cilin ai beson se u dobësua nën presidencën Trump.

Lindja e Mesme

Shtabi i Trump i referohet shpesh rolit të presidentit në marrëveshjet e nënshkruara së fundmi midis Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit. Është një arritje e rëndësishme që ka mbështetjen e dy partive. Trump po nxit vendet e tjera myslimane të bëjnë të njëjtën gjë.
Kjo qasje, me në qendër Izraelin, do të ishte një tipar kryesor i një mandati të dytë Trump. Edhe Bajden mbështet me vendosmëri Izraelin, por mbështet ndërkohë një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez, dhe beson se në këtë çështje Trump ka qenë shumë i njëanshëm.
Ai do të rifillojë dhënien e ndihmave për palestinezët, dhe do të rihapë kanalet e komunikimit. Ai është zotuar të ribashkohet në marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015, nëse Teherani do të vazhdojë ta respektojë atë, duke e quajtur një katastrofë tërheqjen e Trump.
Bajden është shumë kritik ndaj Turqisë, dhe ka shprehur shumë shqetësim në lidhje me ekzistencën e armëve bërthamore amerikane atje. Ndaj prisni një qëndrim më të fortë kundër Turqisë nga Bajden, me gjasën e vendosjes së sanksioneve ndaj Ankarasë, gjë të cilën demokratët dhe republikanët në Kongres në përgjithësi bien dakord.
Bajden kritikoi tërheqjen e trupave amerikane nga veriu i Sirisë, duke e quajtur atë një tradhti ndaj aleatëve kurdë. Me të mund të pritet një mbështetje e re për forcat aleate të SHBA-së në Siri. Kandidati demokrat ka të ngjarë të ruajë status quo-në në Irak, dhe një distancim ndaj Arabisë Saudite, për shkak të luftës së sauditëve në Jemen, dhe për shkeljet e të drejtave të njeriut.

Koreja e Veriut

Trump u takua 3 herë me Kim Jong Un, por pa arritur asgjë në drejtim të de-nuklearizimit të vendit komunist. Bajden do të vazhdojë negociatat me Korenë e Veriut, por ai ka thënë se do të shmangë diplomacinë e drejtpërdrejtë personale me Kim. Mbetet e paqartë se çfarë do të bënte secila administratë, nëse Kim shpërfill presionin e SHBA-së dhe vazhdon programin e tij bërthamor.

Rusia

Ndoshta asgjë nuk do të ndryshonte aq shumë se sa politika e SHBA-së ndaj Rusisë. Bajden do të ndihej i detyruar të ishte një kritik më i zëshëm i Putinit, për t’u hakmarrë ndaj ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet amerikane, dhe për të vendosur sanksione të reja për shkak të helmimit të kundërshtarëve të Putinit, dhe ndërhyrjeve ndërkombëtare të Moskës. Bajden do të bashkëpunonte në një shkallë shumë më të madhe se sa Trump me vendet e Evropës Perëndimore në politikën ndaj Rusisë. Se si do të reagonte Putini, kjo është e paqartë.

Aleancat

Aty ku Trump dhe Bajden dallojnë më shumë janë aleancat. Trump do të vazhdojë të fokusohet tek marrëdhëniet dypalëshe. Ndërsa Bajden, mendon se Trump ka dëmtuar rëndë në lidhjet e Amerikës me aleatët e saj më të ngushtë, ndërsa ka flirtuar me diktatorët dhe udhëheqësit autoritarë.
Një nga gjërat e para që do të bënte Bajden, është të mbajë atë që këshilltarët e tij e quajnë një “samit të demokracive”, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënies së Amerikës me demokracitë perëndimore dhe aleatët e tjerë tradicionalë të pas Luftës së Dytë Botërore.
Ngjashëm, një administratë Bajden do të lëvizte më shpejt drejt forcimit të angazhimit të SHBA-së ndaj NATO-s, e parë gjerësisht midis ish-zyrtarëve të Departamentit të Shtetit dhe Pentagonit në kampin e Bajdenit si aleanca më e rëndësishme.

Përktheu: Tirana Today

Burimi: https://thehill.com/opinion/campaign/522191-how-trump-and-biden-contrast-on-foreign-policy

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Drejtësia gjermane po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Deutsche Welle dhe "Der Spiegel" biseduan me...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...