Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Rama nesër në Elbasan, ish-deputeti e paralajmëron: Nuk ke surrat të vish

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rama nesër në Elbasan, ish-deputeti e paralajmëron: Nuk ke surrat të vish

Kryeministri Rama, ditën e nesërme do të jetë në Elbasan në kuadër të turit “Shqipëria që Duam”.

Ndërkohë, ish-deputeti demokrat, Luçiano Boçi e ka paralajmëruar kryeministrin se do të pritet me protesta nga banorët e Elbasanit.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Boçi radhit arsyet pse Rama nuk duhet të shkelë nesër në qytetin që, sipas tij “gëlon nga krimi, varfëria dhe papunësia”.

Po ashtu, deputeti u bën thirrje të gjithëve të dalin nesër në 9:30 tek rreth-rrotullimi, për të penguar kalimin e Ramës.

Statusi i plotë:

PSE RAMA NUK DUHET TË VIJË NË ELBASAN?
Ka shumë arsye…..
Por secili nga ju që e lexon mund të shtojë një sepse tjetër.
Unë po rendis disa.
-Sepse falë tij Elbasani është qyteti më i kriminalizuar, me siguri zero.
-Sepse falë tij është qyteti më i ndotur e kanceroz i Shqipërisë.
Me mbështetjen e tij, janë ndërtuar gjigandët e helmimit të qytetit e ish komunave:
Inceneratori kancerogjen;
Rafineria e “gomave” në Balldren; Perpunimi i pjesëve ndotëse për makina;
Pika e përpunimit të mbetejeve të baterive.
Pa harruar ndotësit historikë e klasikë.
-Sepse është sot Bashkia më nivelin më ulëritës të varfërisë.
-Sepse është Bashkia me nivelin më të lartë të papunësisë.
-Sepse është Bashkia me eksodin më të madh të të rinjve.
-Sepse është Bashkia me zero investime në ish komunat.
-Sepse është Bashkia me parkun më të betonizuar, sipas idesë së vetë Ramës, për betonin e së cilës janë hedhur në erë 3 miliard lekë nga xhepat e qytetarëve.
-Sepse përdhosi Normalen e Elbasanit dhe ka shkelur mbi kontributin e Kristoforidhit, Cipos, Xhuvanit, Budës, Popës etj dhe kontributit të qindra mësuesve simbol të Shqipërisë që dolën nga Normalja e famshme, duke e kthyer arsimin e tij në të varur.
-Sepse po zhduk traditën e mësuesisë nga Universiteti i Elbasanit.
-Sepse e mori zvarrë për 6 vite rresht, me përçmim rrugën Tiranë-Elbasan, ende e papërfunduar.
Prandaj ai nuk ka surrat të vijë e të shes mend në mes të qytetit.
Kjo nuk është Bashkia që duan elbasanasit kudo që janë.
Prandaj, si qytetarë të urtë e kurajozë, t’i themi ndal së keqes.
Së keqes nuk i hapet porta.
I mbyllet njeherë e përgjithmonë.

Nesër të gjithë në 9.30 tek rrethrrotullimi i karburantit GEGA, për të penguar të KEQEN që kërkon të ndyjë qytetin!

Tags: bllokimedi ramaElbasanLuciano Bociprotesta

TË LIDHURA

Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën
Aktualitet

Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

20:42 | 14/10/2025
Dumani: Një kryebashkiak i pandehur dhe një tjetër nën hetim për korrupsion zgjedhor
Aktualitet

Dumani: Një kryebashkiak i pandehur dhe një tjetër nën hetim për korrupsion zgjedhor

19:36 | 14/10/2025
Dumani në Komisionin e Ligjeve: Nuk do të rikandidoj pas përfundimit të mandatit si prokuror i SPAK
Aktualitet

Dumani në Komisionin e Ligjeve: Nuk do të rikandidoj pas përfundimit të mandatit si prokuror i SPAK

19:07 | 14/10/2025
Next Post
Në shtëpinë e hajdutit shqiptar më të famshëm në Britani, çfarë thonë familjarët

Në shtëpinë e hajdutit shqiptar më të famshëm në Britani, çfarë thonë familjarët

Epidemia e fruthit, presidenti Trump thirrje amerikanëve

Epidemia e fruthit, presidenti Trump thirrje amerikanëve

Parashikimi i motit, datë 27 shkurt 2019

Parashikimi i motit, datë 27 prill 2019







JU REKOMANDOJMË

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren
Sport

Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren

by mirseda
21:47 | 14/10/2025
0

Elseid Hysaj thyen rekordin. Mbrojtësi është bërë futbollisti me më shumë paraqitje në historinë e Shqipërisë, pasi...

Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

20:42 | 14/10/2025
Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

20:27 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025
Dumani: Një kryebashkiak i pandehur dhe një tjetër nën hetim për korrupsion zgjedhor

Dumani: Një kryebashkiak i pandehur dhe një tjetër nën hetim për korrupsion zgjedhor

19:36 | 14/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com