Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Rama nën dritën e slloganit: “Hap kutitë ose largohu”

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore
Nano, sharlatani që kemi merituar

Dilema nëse Shqipëria zhvilloi zgjedhje normale, apo 25 prilli ishte një kasaphanë elektorale, ka hyrë në një hulli rutinore, ku detajet teknike dhe piruetat juridike po tentojnë të varrosin thelbin e problemit.

Gjithnjë e më pak po diskutohet për faktin nëse u ble apo jo vota dhe vendin e këtij debati e ka zënë përplasja e rreme, nëse duhet të jetë opozita ajo që i siguron provat, apo i takon KQZ-së dhe organeve të saj si KAS, që bëjnë transparencën për këtë.

Beteja e zhvilluar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, pjesa më e madhe e të cilës u transmetua live nga televizionet informative, i yshti të gjitha mediat e regjimit të dalin me tituj trushpëlarës: “Opozita nuk ka prova”, “PD i kërkon faktet nga KQZ-ja”,  “Demokratët nuk mbajnë dot mbi supe barrën e provës”.

Në fakt, opozita pretendon të kundërtën ndonëse nuk ka paraqitur asnjë fakt bindës. Ajo ka dhënë shifra dhe fakte për abuzimet skandaloze që janë bërë me legalizimet dhe paratë e rindërtimeve nga tërmeti. Duke krahasuar periudhën para zgjedhore me atë të një viti më parë, ajo flet për 63 milionë euro paga të dhëna më shumë në fushatë, për 2.6 milionë euro më shumë ndihmë ekonomike, për 125 milionë euro të shpërndara nga bashkitë socialiste, ose 89 herë më shumë se 15 muajt e fundit.

Por, ajo është e ndërgjegjshme që nuk ka asnjë fuqi ti marrë të dhënat e këtyre dokumentave nga institucionet shtetërore, prandaj i është drejtuar KQZ-së të zbatojë kompetencat që i jep ligji për ti detyruar këto institucione të vihen në shërbim të hetimit zgjedhor.

Pra, këtu thelbi i debatit nuk është nëse ka arritur apo jo ti sigurojë PD-ja provat e plota, sikurse mundohen ta manipulojnë mediat e regjimit, por se a do të bëhet një transparparencë totale për zgjedhjet ashtu sikurse e kërkon interesi publik.

E në këtë pikë historia e kontestimit të zgjedhjeve të 2021 i përngjan tepër asaj të vitit 2009, me ndryshimin e vetëm se tashmë palët kanë këmbyer rolet. Atëherë në pushtet ishte Berisha që u akuzua se e manipuloi atë garë duke arritur një rezultat rekord për demokratët ndaj dhe PS e drejtuar nga Rama filloi aksionin e hapjes së kutive.

Pretendimi i qeverisë së athershme qe njësoj si i kësaj të sotmes. Opozita nuk ka prova, ajo nuk sjell dot fakte, kutitë nuk hapen pasi komisionerët e PS-së i kanë firmosur vetë procesverbalet, etj. E gjithë kjo mori alibish mbështillej pastaj me argumenata politikë për një pakice parlamentare anti europiane dhe anti perendimore, që drejtohej nga një lider i korruptuar dhe i pazoti si Rama, i cili nuk kish ditur të bënte aleancat e duhura, madje i ishte shmangur edhe vetë konkurimit në zgjedhje, nga frika se mund të humbte edhe bashkinë edhe pushtetin.

Dhe i gjithë ky mishmash argumentash, sa tekniko- juridik aq edhe mediatiko- politik, bëhej vetëm për një gjë: që shqiptarët mos kuptonin dot se çfarë kishte në kuti.

E njëjta teknikë po përdoret edhe sot 12 vite më pas për të mos zbardhur instrumentat që bënë të mundur blerjen e votës.

Si dikush që personalisht ka qenë pro kauzës së hapjes edhe pa prova të kutive, ndonëse isha i bindur për të gjitha mëkatet e Ramës, për të gjitha gabimet e athershme të PS edhe sot nuk mund të mos jem për transparencën totale. Ç’do para e hedhur në zgjedhje duhet të hetohet, çdo fond publik që është përdorur duhet të shihet me lupë.

Prandaj, në këtë kuptim, më duken të neveritshëm dhe të shitur deri në vetëmohim, të gjithë ata kolegë dhe ato media që dje përbetoheshin në emër të zbardhjes të së vërtetës, ndërsa sot fshihen pas alibive se kush e ka barrën e provës.

Dhe këtu problemi nuk është fare te PD-ja apo tek Basha.

Për mënyrën se si ata vrapuan duke kënduar drejt kësaj thertoreje elektorale, për naivitetin që treguan para garës dhe thirrjet qesharake për fitore pas mbylljes së saj, ata e meritojnë disfatën që korrën.

Por, një tjetër gjë është fati personal i drejtuesve të PD dhe krejt tjetër gjë është e drejta e publikut për të kuptuar deri në detaje se ç’ndodhi në këto zgjedhje. Edi Rama dhe shpura e tij i detyrohen shqiptarëve të përdorin standartin e një dekade më parë për hapjen e kutive, pasi provat gjenden gjithnjë brenda tyre.

Duke vepruar sikurse u sollën përfaqësuesit e PS në  Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve dhe siç pritet të bëjë më pas edhe kolegji i kapur zgjedhor, rilindja po jep provën më të pa kundërshtueshme se kërkon të mbajë të kyçur në kutitë e kadastrës, bashkive dhe ministrive krimin zgedhor që sapo kreu. Ndërsa propagandistët e saj po dëshmojnë edhe njëherë, se nuk kanë asnjë mision tjetër përos atij të lakeut. /Lapsi.al/

Tags: 25 prilliANDI BUSHATIPDrama

TË LIDHURA

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave

22:56 | 11/07/2025
U plagos me pushkë në këmbë, 40-vjeçari nga Vora përfundon në spital
Aktualitet

Sarandë: Arrestohet personi që iku në det, dyshohet se hodhi një çantë në ujë

22:45 | 11/07/2025
Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat
Aktualitet

Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

21:50 | 11/07/2025
Next Post
Seria A / Juventus – Inter 3-2, ja notat e 22 lojtarëve dhe 2 trajnerëve

Seria A / Juventus - Inter 3-2, ja notat e 22 lojtarëve dhe 2 trajnerëve

Në majë të gishtave, drejt jetës tonë normale

Koka e Bashës nuk i zgjidh hallet e opozitës, thjesht i kamuflon ato

Nostalgji futbolli / 16 maj 2015, kur Anfield-i i jepte lamtumirën kapitenit

Nostalgji futbolli / 16 maj 2015, kur Anfield-i i jepte lamtumirën kapitenit

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave

by mirseda
22:56 | 11/07/2025
0

Një zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit të Gjirokastrës, në orët e vona të mbrëmjes së sotme,...

U plagos me pushkë në këmbë, 40-vjeçari nga Vora përfundon në spital

Sarandë: Arrestohet personi që iku në det, dyshohet se hodhi një çantë në ujë

22:45 | 11/07/2025
Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

21:50 | 11/07/2025
IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

21:34 | 11/07/2025
Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

21:16 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com