Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Seria A / Juventus – Inter 3-2, ja notat e 22 lojtarëve dhe 2 trajnerëve

4 vjet ago
in Kryesore, Sport
Seria A / Juventus – Inter 3-2, ja notat e 22 lojtarëve dhe 2 trajnerëve

TURIN, ITALY - MAY 15: <> during the Serie A match between Juventus and FC Internazionale at Allianz Stadium on May 15, 2021 in Turin, Italy. Sporting stadiums around Italy remain under strict restrictions due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Juventusi

Shezni 6.5 – Lukaku nuk i lë asnjë shans tek penalltia. Tremb me një dalje boshe në fillim të pjesës së dytë. Vendimtar në fund përballë Vesinos.

Danilo 6.5 – I fortë prapa, i çmuar në mbivendosjen e Kuadrados në korsinë e djathtë.

De Ligt 7 – Ishte i pafat kur shkeli thembrën e Lautaros në penalltinë e Interit. Për pjesën tjetër, nuk gabon asgjë: një siguri përpara Szczesny.

Kielini 5.5 – Nuk u jep shumë shanse dy klientëve të rrezikshëm si Lukaku dhe Lautaro. Deri në rastin e autogolit, kur humbet duelin trup më trup me gjigantin belg.

Aleks Sandro 6.5 – Frenon Hakimin, duke mos e lënë kurrë të rendë në fushëë. Meriton notat më të larta për duelin me ish-lojtarin e Realit.

Kuadrado 8 – Një aset në të djathtë, kalon rregullisht kundërshtarin, duke krijuar menjëherë epërsi numerike. Përveç kësaj (dhe nuk është aspak detaj) ai merr rëndësinë e Ronaldos: si fillim goli i 2-1 para pushimit, në finale është i akullt, duke zëvendësuar Ronaldon në goditjen e penalltisë. Gjithçkabërës.

Bentankur 4.5 – Ai interpreton mirë fazën e lojës pa top, por është gjithmonë shumë kompleks kur i duhet të menaxhojë topin. I lë shokët e tij në inferioritet numerik për më shumë se gjysmë ore.

Rabiot 7 – Në rritje të vazhdueshme, prish lojën e kundërshtarit pa humbur në cilësi në qendrën nervore të fushës. Duhet vlerësuar gjithashtu për disa pasime të bukura.

Kieza 5.5 – Hakimi zhgënjen, por edhe numri 22 i Juventusit në po atë korsi. Ka më pak forcë në këmbë pasi u kthye nga dëmtimi dhe dështon të bëjë ndryshim me shpërthimet e tij (70 ‘Demiral 6 – Shkon të mbështesë de Ligt dhe Kielinin në murin mbrojtës).

Kulusevski 4.5 – Manovra e Pirlos nuk jep rezutat, me suedezin që nuk ndikon në lojë si sulmues i dytë. I çorientuar dhe jo deçiziv, ai dështon në një shans të madh në fillim të ndeshjes (58 ‘MekKeni 6 – Në fushë pas të kuqit të Bentankurit për t’i dhënë mbështetje dhe kompaktësi mesfushës).

Kristiano Ronaldo 6 – Handanoviç e hipnotizon nga vendi, por është i shpejtë për të dërguar topin në rrjetë pasi kthehet nga portieri, duke arritur kuotën 29 në kampionat. Pirlo e zëvendëson për herë të parë në kampionat kur Juventusi ishte me dhjetë lojtarë (70 ‘Morata 5.5 – I vetëm përpara: arrin të kombinojë pak).

Pirlo 6.5 – Me dhëmbë e me thonj, Juvja është ende në garë për një vend në Champions League. Dalja e Bentankurit peshon shumë: bardhezinjtë rezistojnë deri në autogolin e Kielinit, në fund pak fat shpërblen Kuadradon dhe shokët e tij. Ka ende shpresë …

Interi

Handanoviç 5.5 – Pret penalltinë, por nuk mjafton për të shmangur goditjen e dytë të Ronaldos në që shkon në rrjetë. Mund të kishte bërë shumë më mirë për të djathtën e Kuadrados nga jashtë.

Skriniar 6 – I vë kufirin Kulusevskit. Gjithmonë i përqendruar dhe i vëmendshëm.

De Vrij 5.5 – E gjen veten si titullar pas pushimit me Sampdorian dhe Romën. Disa plasaritje në krahasim me fortesën e admiruar gjatë gjithë sezonit.

Bastoni 5.5  – Kulusevski krijon pak probleme për të në atë krah. Ca dhimbje koke më shumë kur në vend të tij i duhet të përballet me Kuadradon (80 ‘Vesino 6 – Sapo hyn shkon menjëherë afër golit).

Hakimi 5 – Nuk mund të depërtojë kundër Aleks Sandros dhe Inter e vuan këtë pjesë.

Barela 6.5 – Nuk dorëzohet kurrë, ai luan sikur të ishte finalja e Ligës së Kampionëve pavarësisht se Interi e ka mbyllur historinë e Skudetos prej dy javësh. Lufton në çdo zonë të fushës, i fundit që dorëzohet.

Brozoviç 5 – Sasia nuk mungon, i çmuar në fazën e kontrollit. Më pak efektiv në fazën e rinisjes së aksionit. Del jashtë me të verdhin e dytë në shtesë.

Eriksen 5 – Teorik, ngadalëson manovrën. Nuk arrin të shkëlqejë në Allianz Stadium (73 ‘Sensi 5.5 – Ai gjithashtu nuk i jep Interit ndryshimin e ritmit që i duhej).

Darmian 4.5 – Naiv në goditjen ndaj Kielinit në penalltinë e parë që i jep avantazhin Juventusit. Kuadrado e vuri në qoshe, praktikisht zero edhe në projeksionet sulmuese (46 ‘Perisiç 5.5 – Kalvareze vendosi për dënimin maksimal në kontaktin që pati me Kuadradon).

Lukaku 6 – Pak shihet deri tek penalltia, e cila shënohet me ftohtësinë e zakonshme. Ai i përgjigjet rivalit Ronaldo, por nuk mjaftoi: për të shmangur humbjen në derbin Italian dhe për të rihapur luftën për këpucën e artë.

Lautaro Martinez 5 – Pak jashtë nga loja. Fitoi penalltinë e 1-1, por në përgjithësi nuk e dëmton mbrojtjen vendase.

Konte 5.5 – Inter rikuperoi disavantazhin dy herë, por nuk arriti të shfrytëzojë epërsinë numerike siç duhej pas të kuqit të Bentankurit. Disa ndryshime në fund të guximshme por të vonuara.

Tags: interJuventuskontelojtarëtPirloseria atrajnerët

TË LIDHURA

Ilir Beqja prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet
Aktualitet

Ilir Beqja prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet

11:04 | 15/07/2025
Adoleshentja tenton vetëvrasje, arrestohet babai për dhunë – familjarët fshehin armën
Aktualitet

Adoleshentja tenton vetëvrasje, arrestohet babai për dhunë – familjarët fshehin armën

09:39 | 15/07/2025
Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet në Greqi 39-vjeçari, pritet ekstradimi
Aktualitet

Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet në Greqi 39-vjeçari, pritet ekstradimi

08:54 | 15/07/2025
Next Post
Në majë të gishtave, drejt jetës tonë normale

Koka e Bashës nuk i zgjidh hallet e opozitës, thjesht i kamuflon ato

Nostalgji futbolli / 16 maj 2015, kur Anfield-i i jepte lamtumirën kapitenit

Nostalgji futbolli / 16 maj 2015, kur Anfield-i i jepte lamtumirën kapitenit

Përplasja me armë në Lezhë’/ Pamje nga aksioni

Rrethrrotullimi i Shëngjinit / 1 kg kanabis në makinë, në pranga një 27-vjeçar

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Shiste doza kanabisi në zonat bregdetare të Shëngjinit, përfundon në pranga 50-vjeçari në Lezhë
Aktualitet

Shiste doza kanabisi në zonat bregdetare të Shëngjinit, përfundon në pranga 50-vjeçari në Lezhë

by mirseda
12:49 | 15/07/2025
0

Një 50-vjeçar i identifikuar si Denis Huti është arrestuar nga Policia e Lezhës pasi shiste doza të...

Dorëheqje në Bashkinë Divjakë, largohet nënkryetari dhe tre drejtues njësish vendore

Dorëheqje në Bashkinë Divjakë, largohet nënkryetari dhe tre drejtues njësish vendore

12:03 | 15/07/2025
Dorëheqje zyrtarësh edhe në bashkinë e Kukësit, largohen nga detyra nënkryetarët dhe 14 administratorë

Dorëheqje zyrtarësh edhe në bashkinë e Kukësit, largohen nga detyra nënkryetarët dhe 14 administratorë

11:48 | 15/07/2025
Ilir Beqja prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet

Ilir Beqja prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet

11:04 | 15/07/2025
Trump “i shtrëngon lakun” Putinit, Rusia ka vetëm 50 ditë kohë, ja “arma sekrete” e presidentit amerikan

Trump “i shtrëngon lakun” Putinit, Rusia ka vetëm 50 ditë kohë, ja “arma sekrete” e presidentit amerikan

10:15 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com