Aktualisht kryeministri Edi Rama ndodhet në Poloni në kuadër të punimeve të Samitit të Poznan-it për Ballkanin Perëndimor.
Gjatë këtij samiti, Rama është takuar me kryeministrin e Francës Edouard Philippe, me të cilin ka folur për bashkëpunimin mes dy vendeve.
Pamjet nga takimi në fjalë i ka publikuar vetë kreu i qeverisë në rrjetin social Facebook. “My CAMERA: Poznan, Poloni – Me kryeministrin e Francës, Edouard Philippe, në Samitin e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Rama.