Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Rama mundet vetëm në ekip

5 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Fushata zgjedhore 2021/ Rama bën lëvizjen e radhës

Nga: Klementin Mile

Burime informale nga Partia Demokratike thonë se Lulzim Bashën e kanë këshilluar të mos dalë në media, ose të paktën të dalë sa më pak, dhe ta lërë Ramën të rrëzohet vetë në sytë e publikut.

Këshillë e mençur. Rama, duke mos patur bilanc qeverisjeje nga njëra anë dhe duke propaganduar më kot arritje nga ana tjetër (ndërkohë që fabulat i rrëzohen njëra pas tjetrës prej realitetit të jetesës që qytetarët tashmë e përjetojnë dhe artikulojnë qartë), vetëm mund të humbasë kredo politike.

Por nëse kjo mjafton që Rama të marrë tatëpjetën pa kthim dhe opozita të vijë në pushtet, kjo është çështje tjetër. Kështu, opozita, edhe pse e ka hequr kryetarin e saj nga ekranet, nuk mund të zhduket edhe vetë nga vëzhgimi publik.

Kështu, në vend të Bashës ekranet i ka pushtuar Kryemadhi, Berisha dhe Vokshi. Dy të parët mund të garantojnë mobilizimin e militantëve të partive të tyre, por nuk frymëzojnë votues “gri”, pra rritje të votës opozitare. Vokshi, nga ana tjetër, nuk mund të përligjet si eksperte e opozitës edhe për shëndetësinë, edhe për arsimin, edhe për kulturën, edhe për çështjet sociale, e kështu me radhë. As militantët e Partisë Demokratike nuk duket të jenë dakord për gjithëpraninë mediatike të ish-deputetes.

Lëvizja e mençur e Bashës për t’u larguar nga ekranet për ca kohë, për të mos u marrë me debate politike të ditës dhe për t’u shfaqur si shtetar, si kryeministër në kohën dhe me regjistrin e duhur, po zhbëhet nga lëvizjet e tjera të opozitës. Vakumin politik që lë largimi nga mediat i kryetarit mund ta mbushë vetëm ekipi. Duke u larguar në pozitat e shtetarit, Basha duhet të kishte lënë ekipin e tij në frontin e betejës politike ku përplasen idetë, kapacitetet dhe imazhet e figurave.

Basha nuk duhet ta konceptojë si personale betejën politike me Ramën. Ky konceptim është humbës a priori. Basha, si “normali”, nuk mund të jetë kurrë aq interesant për publikun sa “anormali” Rama. Njerëzit, padyshim, preferojnë individin anormal, pasi ky, edhe pse mund t’i lërë pa bukë (“bukë dhe cirk”, panem et circenses, thoshin romakët), gjithsesi i argëton. Por, nga ana tjetër, qeverisja bëhet në ekip. Dhe njerëzit gjithmonë do të preferojnë një ekip normal dhe profesional, i cili u jep siguri për të ardhmen, para një ekipi anormal që nuk dihet se ku do e përplasë makinën po ia le në dorë timonin.

Në fund të fundit, largimi konceptual i Bashës në pozitat e shtetarit dhe largimi strategjik i tij prej ekraneve televizive, e bën të pamundur betejën politike personale me Ramën. Në linjë me këtë, “normali” Basha duhet ta demonstrojë normalitetin e tij duke ngritur sa më shpejt një ekip normal dhe profesional, të vetmin që ka shanse për ta mundur Ramën. Sepse buka, në analizë të fundit, është më e rëndësishme se cirku. /Gazeta Liberale

Tags: edi ramaKlementin Milelulzim basha

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Surrel, gjendet e mbytur një grua në një rezervuar

Surrel, gjendet e mbytur një grua në një rezervuar

E telefonojnë me numër privat: “Je me Covid, po të sjellim ambulancën”. Shpërthen Ema Andrea

E telefonojnë me numër privat: “Je me Covid, po të sjellim ambulancën”. Shpërthen Ema Andrea

Si mund ta dëmtojë Covid-19 trurin e njeriut

Si mund ta dëmtojë Covid-19 trurin e njeriut







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

OKB diskuton nesër për Kosovën, nga puna e UNMIK te tensionet Prishtinë-Beograd
Kosovo

OKB diskuton nesër për Kosovën, nga puna e UNMIK te tensionet Prishtinë-Beograd

by mirseda
20:27 | 20/10/2025
0

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë nesër në Nju Jork raportin e ri...

Osmani: Qeveria të formohet shpejt; vonesa e Listës Serbe dëmton të gjithë qytetarët.

Osmani: Qeveria të formohet shpejt; vonesa e Listës Serbe dëmton të gjithë qytetarët.

19:31 | 20/10/2025
Netanyahu: 153 ton bomba mbi Gazë; Hamas shkel armëpushimin

Netanyahu: 153 ton bomba mbi Gazë; Hamas shkel armëpushimin

19:28 | 20/10/2025
Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

18:45 | 20/10/2025
Francë: Macron takohet me Sarkozy pak para dërgimit në burg

Francë: Macron takohet me Sarkozy pak para dërgimit në burg

18:43 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com