Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rama: Meta e ka bërë politikën si stacion autobusi; Bashës, ia dhashë të gjitha. Të mos më ankohet më pas zgjedhjeve  

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Shënim/A po i dërgojnë Rama, Basha dhe Meta, shqiptarët, si ‘‘mish për top’’?

Duke marrë parasysh ankesat e shumta që kanë ardhur nga partitë e vogla, përfshirë edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, kryeministri Rama i cilësoi të gjitha këto si përpjekje për pazare politike.

Pavarësisht faktit se LSI dhe tashmë ish-kreu i saj, Ilir Meta (i sapozgjedhur president) nuk e kanë shfaqur hapur pakënaqësinë ndaj marrëveshjes Rama-Basha, duket se i frikësohen një bashkëqeverisje midis tyre pas zgjedhjeve.

Duke iu referuar kësaj frike, Rama tha se të gjithë ata që lëshojnë akuza mbi marrëveshjen PS-PD, iu janë prishur pazaret dhe e kanë bërë politikën si stacion autobusi.

“Mbyllni volumin e televizorit dhe shikoni fytyrat e tyre. A iu duken si fytyrat që nuk dalin në pazar dhe mendoni se nuk shkojnë në pazare? Në fakt atyre u janë prishur pazaret, që nga ata që bëjnë mendjedhënësit nëpër televizione dhe gënjejnë, deri tek ata që janë pas tyre e deri tek ata që janë mësuar që ta bëjnë politikën si stacione autobusi”, tha Rama nga qyteti i Korçës. 

25 qershori dhe PD

Rama siguroi se Partia Socialiste nuk mund të manipulojë dot zgjedhjet. Këtë gjë sipas tij, nuk e ka bërë as në të kaluarën. Ai i kërkoi Bashës, që të mos ankohet për rezultatin e zgjedhjeve pas 25 qershorit, pasi ia ka dhënë të gjitha instrumentet në dorë.

“Dëgjoja mbrëmë lloj-lloj personazhesh, jo pazar, jo u nda në dysh qeveria, jo e bënë për interesa personale. E kundërta është e vërtetë. Ne iu thamë “Ça halli keni? A doni më shumë? Merrini të gjitha!   Merrni edhe më shumë, s’ka asnjë problem. 1 muaj është! Por, jo, t’i merrni siç i kërkoni, të ikim ne dhe të vini ju.”

PS nuk është shquar për manipulime zgjedhjesh, ata që i kanë bërë në të kaluarën thonë që “do t’i bëjmë ne. Domethënë të humbësh një betejë se s’kishte si e fitoje dhe të thuash që na e vodhi mafia”. Kjo është “hapu dhe se nuk di ku të futem.” Kur të mbarojnë zgjedhjet të mos kemi më llafe më, “jo na i vodhën, jo na i morën”.  Do të vendosim njerëz me integritet, njerëz apolitikë. Pasi të mbarojnë zgjedhjet dhe pasi të dalë rezultati nuk ka më fjalë që “jo na i morët, jo na i nxorët”. Njerëzit hyjnë në një fushatë me mundësinë për të garuar dhe për të fituar. PD dhe ata që quhen të djathtë do të mbeteshin të papërfaqësuar pa pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje. Ne themi që edhe ata që janë me PD të votojnë PS se ne dimë të bëjmë shtet”,  shpjegoi ai.

Qeveria teknike

Rama siguroi se qeveria teknike do të bëjë të mundur garantimin e procesit zgjedhor, pasi në të do të vendosen njerëz me integritet.

“Këta që do vijnë në detyrë do të jenë aty për të mos bërë as tenderë, as emërime as shkarkime, por këta do të kujdesen për gjithë procesin. Unë kisha nxjerrë një urdhër më parë dhe me urdhrin tim ishin bllokuar të gjitha këto. S’ka asnjë procedurë të re që bëhet në periudhë zgjedhjesh. Nuk do të bëjmë më si Saliu, nuk mund të përdorim administratën për të mposhtur kundërshtarin. Ne do t’i mundim ata me dashurinë që kemi për këtë vend. Në këtë rast kemi bërë gjënë e duhur për të gjithë, se dëgjova një prej Korçe, që “ja ata do të marrin këtë dhe atë. Jo,  ata do të jenë aty që administrata të mos kthehet në një instrument abuzimi kundër kundërshtarëve që s’kanë administratë. Tani u bë kështu për 30 ditët e fushatës, se çdo të ndodhë më pas këtë do ta vendosin shqiptarët”

Forcë e parë politike 

Rama ironizoi Lëvizjen Socialiste për Integrim, dhe Partinë Demokratike të cilat kanë deklaruar se duan të dalin forcë e parë. Sipas Ramës, PS pas 25 qershorit, fiton 71 mandate.

“LSI dëshiron të dalë forcë e parë, PD do të dalë forcë e parë, edhe ne duam të dalim forcë e parë. Ne duam ta fillojmë me 71 vota për PS-në që nuk do të thotë aspak se ne duam më shumë pushtet, do të thotë që Shqipëria të mos humbasë kohë se ka humbur shumë në këto çerek shekulli”.

Tags: 25 qershoribashamandatetMetarama

TË LIDHURA

Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën

21:26 | 06/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Mamurras–Milot, humb jetën një këmbësor
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Mamurras–Milot, humb jetën një këmbësor

20:56 | 06/10/2025
Gjyqtari Astrit Kalaja vendosi në favor të tyre/ Familjet: Xhaxha e nipi të dënohen përjetë!
Aktualitet

Gjyqtari Astrit Kalaja vendosi në favor të tyre/ Familjet: Xhaxha e nipi të dënohen përjetë!

20:42 | 06/10/2025
Next Post
Festivali i Kanës feston 70-vjetorin, ja filmat më në zë

Festivali i Kanës feston 70-vjetorin, ja filmat më në zë

PDIU frikësohet të garojë pa koalicion

PDIU frikësohet të garojë pa koalicion

Bundesliga do të ketë për herë të parë një gjyqtare femër

Bundesliga do të ketë për herë të parë një gjyqtare femër

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën

by mirseda
21:26 | 06/10/2025
0

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku u vra në sallën e...

Aksident i rëndë në aksin Mamurras–Milot, humb jetën një këmbësor

Aksident i rëndë në aksin Mamurras–Milot, humb jetën një këmbësor

20:56 | 06/10/2025
Gjyqtari Astrit Kalaja vendosi në favor të tyre/ Familjet: Xhaxha e nipi të dënohen përjetë!

Gjyqtari Astrit Kalaja vendosi në favor të tyre/ Familjet: Xhaxha e nipi të dënohen përjetë!

20:42 | 06/10/2025
Gjyqtarin nuk e vrau vetëm një dorë me armë, e vranë KLGJ dhe KPA!

Gjyqtarin nuk e vrau vetëm një dorë me armë, e vranë KLGJ dhe KPA!

20:37 | 06/10/2025
BIRN: Shpresa e vonuar për drejtësi për shtëpitë e ‘5 Majit’

BIRN: Shpresa e vonuar për drejtësi për shtëpitë e ‘5 Majit’

20:34 | 06/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com