Kryeministri Edi Rama në takimin me banorët e Krutjes në Lushnjë, ka marrë në mbrojtje kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, duke thënë se kasta e vjetër e kësaj partie, pas Luli miratoi reformën në drejtësi, kërkon dorëheqjen e tij. Ai përmendi Sali Berishën duke thënë se nuk e votonte kurrë reformën në drejtësi por pasi kjo reformë u votua po kërkojnë dorëheqjen e kryetarit tani.
“Ja dolëm të bëjmë reformën në drejtësi. Ju kujtohet Saliu kur thoshte kurrë, kurrë, kurrë, nuk e votojmë reformën në drejtësi. Edhi në parlament dhe se kam parë atë vend urrë si kullotë, të gjithë kartona jeshil, 140 krerë deputetë. Këta këtej kokën poshtë. Të votosh pro dhe të vajtosh Saliun kam parë bashkë më atë grupin e tij pasi e votuan, pastaj vajtën në çadër. Vettingun kurrë të iki Edi Rama, të largohet Edi Rama, tre muaj. Tre muaj donin të ikte Edi Rama se Vettingun nuk e kalonin kurrë, e kaluan Vettingun tani kërkojnë dorëheqjen e Lulit. Shumë nga tanët thoshin që Vettingu nuk bëhet, përse do të fundosi në burg veten. Reforma në drejtësi nuk është për te vendosur ne politikanët se kush do hyjë në burg dhe kush jo, por është për te hequr gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që janë të lidhur me politikanët.
Po na dhatë fuqinë do të fitojmë ashtu si fituam Vettingun do të fitojmë edhe për rritjen e ekonomisë së vendit. Na jepni fuqinë që të çlirojmë energjitë e reja. Kush shkon të punojë për shteti ti bindet flamurit kuq e zi dhe jo partisë politike. Ne mund ta bëjmë këtë që themi por duhet që njerëzit të na japin besim të plotë.
Një grusht politikanësh u futën në çadër nga frika e drejtësisë. Ju themi demokratëve se Lulin iu a shpëtuam. Tani të bashkohemi që të shpëtojmë Shqipërinë nga Luli.
Koalicionet janë të nevojshëm për reformat dhe programet por administrata shtetërore nuk mund të jetë dot një federatë.
Votohet me mendje dhe me logjikë. Me anë të votës njeriu zgjedh se kush mund ti bëjë më mirë punën.
Luli del në televizor dhe premton nënën dhe babën e pasi merr votën ja fut gjumit. Sipas asaj që tha Luli në Tiranë , atje do të kishim tramvaj dhe avionët do të uleshin dhe ngrihen nëpër lagje. Luli është ne gjumë në botën e vetë. Luli më thotë mos trego barcaleta, unë s’them barcaleta sepse sahati i Tiranës nuk është barcaletë.
Kemi nevojë që të bëjmë më shumë për të mbështetur çdo fermer dhe për të mbështetur sistemin e farërave dhe pesticideve.
Koalicionet e tregtarëve janë ashtu si ato të qeverisë që të pengojnë që të bësh punën si duhet. Ne nuk jemi kundër koalicioneve por duhet që ta kemi vetëm timonin e qeverisë. Deri tani kemi hedhur vetëm themelet por duhet pak kohë që të bëjmë tamam shtet.
Në Fier Partia Demokratike me “republikën e re” mendon se nuk duhet të përfaqësohet më asnjë grua. Ata i kanë gratë në lista por në atë renditje që nuk fitojnë dot kurrë. Gratë dhe vajzat në parlament janë njësoj si familja. Imagjinoni një familje vetëm me burra.
Duhet ndëshkuar PD-ja fortë për mospërfshirjen e grave në lista zgjedhore. Duhet ndëshkuar rëndë se gjobën e paguajnë ata por duhen ndëshkuar me votë. PD-ja ka paguar gjobë në pesë qarqe për mungesën e grave në parlament. Gratë meritojnë që të respektohen njësoj si burrat.”