Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një bashkëbisedim me qytetarët në Durrës.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se nga 11.200 familje vetëm 633 kanë mbetur pa u sistemuar, pasi Covid-19 prishi shumë plane dhe ngadalësoji proceset.
Kreu i Qeverisë u shpreh se Shqipëria është shembulli më i mirë përsa i përket kohës së rindërtimit, për të cilën tha se dhe Italia nuk ka mundur të rindërtojë më shpejt se ne.
Edi Rama: ”Në rast se në shtëpi ka pasur më shumë se 1 kurorë, ne nuk ndërtojmë një shtëpi, por disa për çdo kurorë dhe nuk i kthejmë më në një shtëpi. Dhe kështu përfitojnë dhe një sipërfaqe më të madhe. Për pjesën e pallateve, unë i kam kërkuar bashkive të bëjnë një kontratë me ata që presin të marrin një apartament dhe nuk nuk ndërtohen sa hap e mbyll sytë. Covid na hyri në mes dhe na ndaloi shumë procese, pati një shtyrje.
Ama unë i sfidoj të gjithë të më tregojnë një vend që ka mundur të rindërtojë më shpejt, po kaq shpejt unë di, por më shpejt le të ma tregojnë. Nga ana tjetër ndërkohë që ne rindërtojmë s’kemi lënë asnjë familje jashtë. Nuk është njësoj të jetosh në shtëpinë tënde apo me qira, por kanë pasur kokën brenda. DS1, DS2, DS3 do jenë së shpejti të përfunduar. Ne sot kemi pasur në çadra 11.200 familje, për gjithë territorin, sot kemi vetëm 633 familje, marrin çdo muaj bonus qiraje.”