Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se kjo do të jetë java e fundit e kufizimit të orareve.
Në vijim, ai pohoi se fundjava do të vijojë që të mbetet pa makina.
“Kjo do të jetë java e fundit e kufizimit të orareve në Tiranë dhe qytetet tona. Por fundjava pa makina do të mbetet edhe dy të shtuna e dy të diela, për t’u rikthyer çdo të dielë minimalisht, nga Tetori deri në Marsin e ardhshëm. Kjo bëhet me qëllim për të siguruar një ajër të pastër e të shëndetshëm”, tha Kreu i Qeverisë.