Uniformat blu arrestuan Besnik Xhaferraj 30 vjeç, banues në Durrës sepse kanoste me sopatë fqinjët e tij. Xhaferraj ka kërcënuar me sopatë komshiun e tij shtetasin A. M, 20 vjeç. I riu gjithashtu ka goditur me sopatë mjetin me targa DR 1198 D, duke i thyer xhamin e krahut të majtë, si dhe ka dëmtuar murin e shtetasit F.S, 60 vjeç
Besnik Xhaferraj akuzohet për veprat penale “kanosje” dhe “shkatërrimi i pronës” parashikuar në nenet 84 dhe 150 të Kodit Penal.
Por a vepron ligji njësoj për të gjithë?
Besoj që ju kujtohet ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe sot kryeministër, Edi Rama, i cili me sopatë në dorë doli për të prerë një shtyllë elektrike, pronë të KESH.
Kujtime nga Artur Zheji
Më kujtohet njëherë, tashmë shumë vite më parë, kur Rama ishte kryebashkiak i Tiranës, në kohën e qeverisë Nano. Më merr në telefon dhe më thotë planin e tij që të godiste me sopatë një shtyllë që KESH, nuk e hiqte nga mesi i rrugës.
“Do më marrin për të çmendur thua?” më pyeti.
“Bëje!” e nxita miqësisht, “ky vend është edhe më i çmendur akoma, që lejon që të rrijë në këmbë një shtyllë elektriku mu në mes të rrugës!”
A po kërkon Rama vërtetë drejtësi?
Në ato vite nuk pati asnjë procedim penal apo arrestim të kryetarit të Bashkisë së Tinanës. Pavasisht kauzës së Ramës ai me gjestin e tij kreu një vepër penalë si është ajo e “shkatërrimit të pronës” parashikuar në nenet 84 dhe 150 të Kodit Penal. Është vepër penale se dëmtohet një pronë publike dhe shtërore. Rama nuk ishte person përgjegjës për largimin e shtyllës nga rruga, ka autoritete të tjera që merren me këtë punë.
Rama në atë kohë kërkonte ti bënte promovim vetes së tij dhe duket që ja ka arritur mirë sepse nga kryetar bashkie u bë kryeministër. Po djali i arrestuar çfarë kërkon të arrijë, cila mund të jetë kauza e tij. Sipas burimeve të policisë i arrestuari nuk figuron si person me probleme. Kjo do të thotë që dhe ai ka një kauzë të tijën ose lufton ndaj një padrejtësie.
Por thelbi mbetet i njëjtë, ligji deri tani nuk vepron i njëjtë për të gjithë. Shkelësi i ligjit të dikurshëm sot kryeministër premton reformën në drejtësi. Zbatimi i kësaj reforme do të thotë që organet kompetente të zbatojnë ligjin. Mbetet të shohim nëse kjo reformë do të zbatohet. Në qoftë se zbatohet kryeministri Rama procedohet penalisht për dëmtim të pronës publikë një veprim i dokumentuar me foto. Këtu nuk llogaritet frikësimi që mund të kenë pësuar qytetarët në atë kohë kur kanë parë qytetarin e tyre të parë me sopatë në dorë duke prerë një shtyllë druri.
Megjithatë më tepër se një veprim që procedohet penalisht ky është një rast ku ne gjejmë mundësinë t’i kujtojmë kryeministrit shprehjen e tij të preferuar, “ Qeveria duhet të jetë forca e shembullit dhe jo shembulli i forcës,” thotë Rama. (Tirana Today)