Në Lezhë është vënë re një situatë e agravuar, pasi qytetarë dhe mbështetës të PD kanë bllokuar rrugën, duke mos lejuar eskortën e Ramës të kalojë.
Sakaq, kryeministri ka planifikuar sot një aktivitet në Pukë. E ndërsa protestuesit thërrasin në kor “Rama ik”.
Protestuesit kanë dalë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku pritet të kalojë kreu i qeverisë. Për të qetësuar situatën, menjëherë në vendngjarje ka shkuar edhe Drejtori i policisë së Qarkut, Ferdinand Mara. Punonjësit e policisë janë të armatosur, ndërsa u kanë bërë thirrje protestuesve me megafon se bllokimi i rrugës përbën vepër penale.