Sapo mbërriti në Shqipëri pas vizitës në Gjermani, kryeministri Edi Rama para gazetarëve foli me krenari për se i kishte folur gjermanëve mbi kazanin e mediave shqiptare.
Rama tha se gjithçka ndodhte me mediat ua kishte treguar në takime zyrtarëve gjermanë, ndërsa me ironi tha se fjalën ‘kazan’ e kishte thënë në turqisht dhe anglisht, pasi në gjermanisht nuk e dinte.
“Kam bërë shumë kontakte me mediat në Berlin. Kam dhënë shumë intervista. Unë kam sqaruar se e gjithë historia e treguar në Tiranë, e përkthyer në gjermanisht, e çuar në Berlin dhe e ritreguar gjermanisht është një histori e kazanit të thashethemeve të Tiranës. Këtë kam thënë unë atje. Dhe sigurisht kam shpjeguar se si funksionon kazani në Tiranë. Këto po, i kam thënë të gjitha. Vetëm fjalën kazan e kam thënë në turqisht dhe anglisht se gjermanisht nuk e dija” tha Rama.
Pas kësaj deklarate ndërhyri një prej gazetarëve të pranishëm, i cili pyeti Ramën se si i thoshin fjalës ‘kazan’ në gjermanisht.
Gazetari: Në fakt sa doja t’ju pyetja se si thuhet kazani në gjermanisht
Rama: Ah se di.