Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një paketë antishpifje pas akuzave të opozitës mbi maxhorancën me denoncimin e dhunimit të Xhisiela Malokut nga djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja.
Në një status në twittër, Rama tha se vajza u mor peng dhe u kthye në mish për topat e kazanit politik e mediatik
Më vjen mirë që s’jam më i vetmi që them se vajzën e morën peng dhe e kthyen në mish për topat e kazanit politik e mediatik!Më mirë vonë se kurrë.Ndërkohë duhet çmontuar me fakte pjesa tjetër e këtij horrori mendjesh e gojësh të përdala.Dhe shumë shpejt një paketë antishpifje, deklaroi Rama.