Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

“Lufta” vazhdon, Shqipëria i rrëmben mbrojtësin Kosovës

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
“Lufta” vazhdon, Shqipëria i rrëmben mbrojtësin Kosovës

Ishte shkurti i vitit 2013 kur trajneri aktual i Partizanit, Skënder Gega, në atë kohë kreu i pankinës së ekipit Shpresa, do të thërriste me U-21 Kastriot Dermakun, vetëm 21 vjeç.

Mbrojtës shtatlartë, me potencial dhe që aktivizohej me Melfin në kategorinë e tretë italiane. Një grumbullim dhe një debutim për të, në miqësoren ndaj Maqedonisë. Dermaku luajti vetëm 24 minuta, teksa më pas u la na harresë për shumë vite.

Ndërkohë, Empoli pagoi për kartonin e tij, duke nisur më pas një seri huazimesh për futbollistin e lindur në Scandinado të Italisë. Në fillim te Pavia, më pas te Luchese, teksa në fund, toskanët vendosën që të mos rinovonin kontratën e mbrojtësit, që kishte mbushur 25 vjeç dhe nuk kishte bindur. Kështu, kalimi si futbollist i lirë te Cosenza u bë i mundur në verën e vitit të shkuar.

Paraqitje të mira në Lega Pro, ose Seria C italiane për shtatlartin e mbrojtjes, aq sa i ra në sy drejtuesve të federatës kosovare të futbollit dhe, sidomos, trajnerit Bernard Challande, që vendosi ta grumbullonte për dy sfidat përballë Azerbajxhanit dhe Ishujve Faroer për Ligën e Kombeve.

Kastriot Dermaku, i biri i Luan Dermakut, ish-sulmues i Prishtinës shumë vite më parë, pranoi ftesën dhe u prezantua rregullisht, por nuk pati mundësi të zbriste në fushë.

Por, historia me Shqipërinë nuk ishte mbyllur për lojtarin që ka nështetësi kosovare dhe shqiptare. Kështu, në mënyrë të pabefasueshme, Christian Panuçi, trajneri italian i përfaqësueses kuqezi, vendos ta thërrasë për ndeshjet ndaj Jordanisë dhe Izraelit.

Mbrojtësi i Cosenzas ka thënë po dhe tashmë do të jetë pjesë e kuqezinjve, 5 vjet pasi u provua me U-21. Ndryshe nga Chalande, Panuçi është i vendosur ta aktivizojë debutuesin dhe kështu do të mbyllet përgjithmonë rruga për në Kosovë për të.

Sigurisht, sfida e së vërtetës do të jetë ndaj Izraelit, pasi me Jordaninë është miqësore dhe në protokollin e rregullores FIFA dhe UEFA nuk konsiderohet.

Thirrja e Dermakut rikonfirmon atë që është thënë gjithmonë nën zë, por kurrë nga zyrtarët e lartë të dy federative: Shqipëria dhe Kosova janë në garë mes tyre për afrimin e lojtarëve në kombëtare dhe raportet nuk janë aspak të mira, siç pretendohet dhe thuhet.

Përgjatë gjashtë muajve të fundit, shumë lojtarë janë vëzhguar nga dy federatat, teksa lufta e ftohtë është kryer sidomos nën rrogozë, aty ku kushdo përpiqet të bindë lojtarët që mund të përfaqësojnë njërën apo tjetrën përfaqësuese./Telesport/

Tags: Kosovësluftambrojtësinrrembenshqiperiavazhdon

TË LIDHURA

Irani zyrtarizoi tërheqjen, dy kombëtare presin futjen në Botëror
Sport

Irani zyrtarizoi tërheqjen, dy kombëtare presin futjen në Botëror

20:31 | 11/03/2026
Pas tragjedisë me 41 viktima, sekuestrohen pasuritë milionëshe të çiftit Moretti
Sport

Pas tragjedisë me 41 viktima, sekuestrohen pasuritë milionëshe të çiftit Moretti

18:59 | 11/03/2026
Zyrtare, Irani tërhiqet nga Kupa e Botës
Bota

Zyrtare, Irani tërhiqet nga Kupa e Botës

14:18 | 11/03/2026
Next Post
Shkëlqimi i Dybala ‘frikëson’ Cristiano Ronaldon (Video)

Shkëlqimi i Dybala ‘frikëson’ Cristiano Ronaldon (Video)

Në Tiranë vijnë çdo ditë 70 persona për të jetuar

Në Tiranë vijnë çdo ditë 70 persona për të jetuar

Kampionët e Real Madrid i ‘ngrinë’ i ftohti rus, Dzeko ‘show’ (Video)

Kampionët e Real Madrid i ‘ngrinë’ i ftohti rus, Dzeko ‘show’ (Video)







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com