Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rama del me reagim të fortë: 5 mijë euro gjobë për ata që nuk vetë-karantinohen

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rama del me reagim të fortë: 5 mijë euro gjobë për ata që nuk vetë-karantinohen

Pas viktimës së parë nga koronavirusi, kryeministri Rama njoftoi se nga nesër do të vendosen postblloqe të Policisë së Shtetit dhe ushtrisë në të gjitha rrugët e Tiranës. Kjo masë që do të ndërmeret gjatë orëve në vijim, është për të kontrolluar të gjitha makinat, nëse ka persona të ardhur 14 ditët e fundit nga Italia ose Greqia dhe që nuk qëndrojnë të karantinuar nga frika e koronavirusit.

Kreu i qeverisë paralajmëroi se nëse do të kapet ndonjë person i kthyer, që lëviz i lirë nëpër Tiranë, do të gjobitet me 5 mijë euro. Po kështu, nuk do të lejohet të dalë më jashtë vendit pa paguar këtë gjobë.

“Sot do të dalë në rrugë një formacion i përbashkët i Policisë së Shtetit dhe asaj ushtarake, që do vendosin postblloqe dhe do ndalojnë e verifikojnë nëse ka të ardhur nga Italia e Greqia në 14 ditët e fundit, që ndalohet të dalin nga shtëpia.

Nga nesër kush prej tyre do të kapet në rrugë, do të dënohet me 5 mijë euro gjobë dhe do ndalohet të rikthehet në Itali, nëse nuk do të ketë ndaluar gjobën. Futeni mirë në kokë, kjo është një kohë lufte me një armik që nuk duket, por që është rreth gjithsecilit prej nesh.

E di që kush lëviz me makinë do bezdiset dhe nervozohet me postblloqet, por nuk kemi asnjë rrugë tjetër, përveçse të kufizojmë lëvizjet dhe ta pranojmë së bashku këtë shtrëngim.

Do ta kalojmë edhe këtë, siç kaluam tragjedinë e 26 nëntorit, prej ku dolëm më të fortë. Nëse tërmeti na mori 51 jetë, pa na lënë kohë, korona na paralajmëron çdo ditë dhe kemi gjithë kohën e nevojshme për të kursyer jetë, dhimbje. Asnjë frikë, por kujdes, kujdes, kujdes.

Jemi përgatitur për këtë moment, lëre çfarë thonë ‘maskat e skaduara’. Kurajo miq, kujdesuni për fëmijët, të moshuarit, qëndroni në distancë dhe merreni me pozitivitet këtë ushtrim të çuditshëm të kufizimit të lirisë”, tha Rama.

Tags: koronavirusramavetekarantinim

TË LIDHURA

Laguna e Karavastasë kthehet në moçal, ngo*dhin gjallesat/ Bashkia s’ka naftë të hapë kanalin
Aktualitet

Laguna e Karavastasë kthehet në moçal, ngo*dhin gjallesat/ Bashkia s’ka naftë të hapë kanalin

22:48 | 29/09/2025
Dyshim për atentat/ I Vendoset tritol makinës së administratorit të Njësisë Administrative të Fushë-Krujë
Aktualitet

Dyshim për atentat/ I Vendoset tritol makinës së administratorit të Njësisë Administrative të Fushë-Krujë

22:38 | 29/09/2025
Zgjidhet kryetar i Asamblesë së shoqatës “Tirana”, Shkëlqim Hajdari: Do jem zëri i autoktonëve! Kemi dhënë shumë, por jemi vlerësuar pak
Kryesore

Zgjidhet kryetar i Asamblesë së shoqatës “Tirana”, Shkëlqim Hajdari: Do jem zëri i autoktonëve! Kemi dhënë shumë, por jemi vlerësuar pak

22:03 | 29/09/2025
Next Post
Viktima në Durrës ka pasur kontakt me mjekë dhe pacientë, ISHP teston 30 persona

Viktima në Durrës ka pasur kontakt me mjekë dhe pacientë, ISHP teston 30 persona

Greqia ndryshon ligjin, burgim të përjetshëm kush thyen karantinën

Greqia ndryshon ligjin, burgim të përjetshëm kush thyen karantinën

Deklarimi i pasurisë/OFL ultimatum dy “të fortëve” të Beratit

Deklarimi i pasurisë/OFL ultimatum dy "të fortëve" të Beratit

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Laguna e Karavastasë kthehet në moçal, ngo*dhin gjallesat/ Bashkia s’ka naftë të hapë kanalin
Aktualitet

Laguna e Karavastasë kthehet në moçal, ngo*dhin gjallesat/ Bashkia s’ka naftë të hapë kanalin

by mirseda
22:48 | 29/09/2025
0

Në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, një prej pasurive më të mëdha natyrore të vendit, është krijuar një situatë...

Plani i paqes në Gaza, Hamas: Akoma nuk jemi njohur me të, por duket se do të jetë afër vizionit të Izraelit

Plani i paqes në Gaza, Hamas: Akoma nuk jemi njohur me të, por duket se do të jetë afër vizionit të Izraelit

22:42 | 29/09/2025
Dyshim për atentat/ I Vendoset tritol makinës së administratorit të Njësisë Administrative të Fushë-Krujë

Dyshim për atentat/ I Vendoset tritol makinës së administratorit të Njësisë Administrative të Fushë-Krujë

22:38 | 29/09/2025
Zgjidhet kryetar i Asamblesë së shoqatës “Tirana”, Shkëlqim Hajdari: Do jem zëri i autoktonëve! Kemi dhënë shumë, por jemi vlerësuar pak

Zgjidhet kryetar i Asamblesë së shoqatës “Tirana”, Shkëlqim Hajdari: Do jem zëri i autoktonëve! Kemi dhënë shumë, por jemi vlerësuar pak

22:03 | 29/09/2025
FOTO/ Sarandë, dy kroçera me rreth 464 turistë vizituan qytetin bregdetar

FOTO/ Sarandë, dy kroçera me rreth 464 turistë vizituan qytetin bregdetar

21:58 | 29/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com