E martë, 27 Korrik, 2021
34.5 C
Tirana

Rama del me reagim të fortë: 5 mijë euro gjobë për ata që nuk vetë-karantinohen

Pas viktimës së parë nga koronavirusi, kryeministri Rama njoftoi se nga nesër do të vendosen postblloqe të Policisë së Shtetit dhe ushtrisë në të gjitha rrugët e Tiranës. Kjo masë që do të ndërmeret gjatë orëve në vijim, është për të kontrolluar të gjitha makinat, nëse ka persona të ardhur 14 ditët e fundit nga Italia ose Greqia dhe që nuk qëndrojnë të karantinuar nga frika e koronavirusit.

Kreu i qeverisë paralajmëroi se nëse do të kapet ndonjë person i kthyer, që lëviz i lirë nëpër Tiranë, do të gjobitet me 5 mijë euro. Po kështu, nuk do të lejohet të dalë më jashtë vendit pa paguar këtë gjobë.

“Sot do të dalë në rrugë një formacion i përbashkët i Policisë së Shtetit dhe asaj ushtarake, që do vendosin postblloqe dhe do ndalojnë e verifikojnë nëse ka të ardhur nga Italia e Greqia në 14 ditët e fundit, që ndalohet të dalin nga shtëpia.

Nga nesër kush prej tyre do të kapet në rrugë, do të dënohet me 5 mijë euro gjobë dhe do ndalohet të rikthehet në Itali, nëse nuk do të ketë ndaluar gjobën. Futeni mirë në kokë, kjo është një kohë lufte me një armik që nuk duket, por që është rreth gjithsecilit prej nesh.

E di që kush lëviz me makinë do bezdiset dhe nervozohet me postblloqet, por nuk kemi asnjë rrugë tjetër, përveçse të kufizojmë lëvizjet dhe ta pranojmë së bashku këtë shtrëngim.

Do ta kalojmë edhe këtë, siç kaluam tragjedinë e 26 nëntorit, prej ku dolëm më të fortë. Nëse tërmeti na mori 51 jetë, pa na lënë kohë, korona na paralajmëron çdo ditë dhe kemi gjithë kohën e nevojshme për të kursyer jetë, dhimbje. Asnjë frikë, por kujdes, kujdes, kujdes.

Lexo edhe :   Varianti Delta në Shqipëri, konfirmohen 16 raste të reja në 24 orët e fundit
Lexo edhe :   Varianti Delta në Shqipëri, konfirmohen 16 raste të reja në 24 orët e fundit

Jemi përgatitur për këtë moment, lëre çfarë thonë ‘maskat e skaduara’. Kurajo miq, kujdesuni për fëmijët, të moshuarit, qëndroni në distancë dhe merreni me pozitivitet këtë ushtrim të çuditshëm të kufizimit të lirisë”, tha Rama.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Studimi/ Muzika i ndihmoi njerëzit të përballonin pandeminë

Dpa/ Një studim me më shumë se 5,000 njerëz të karantinuar në tre kontinente tregoi se më shumë se gjysma prej nesh përdori muzikë...

Po filmonte aksionin e policisë/ Gazetari: Më shtrinë barkas…

Një situatë e sikletshme i ka ndodhur gazetarit të “News24” Ergys Gjençaj, i cili është shoqëruar nga policia, pasi filmoi një aksion të uniformave...

Aksion anti-dro*ë në zonën e “Vorrit të Bomit” në Tiranë, arratiset një person

Një aksion anti-drogë është zhvilluar mesditën e sotme në zonën e “Vorri i Bomit” në kryeqytet, ku burimet paraprake, ende jo zyrtare njoftojnë për...

Liverpulit i kthehet mbrojtja, Virgil Van Dijk pas 9 muajsh pritet në fushë

Mbrojtësi i Liverpulit, Virgil Van Dijk duket se do të kthehet në fushë këtë javë pas një ndërprerje nëntë mujore me një dëmtim serioz...

Demokratët do u rikthehen protestave? Basha flet për strategjinë e opozitës

Ndonëse i është shmangur pyetjes nëse do të ketë protesta nga opozita në shtator, Basha ka thënë se do të vijojë betejën me të...