Kryeministri Edi Rama së fundmi ka publikuar dy postime në rrjetin social Twitter.
Rama ka njoftuar se brenda nëntorit “fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK”.
“Kur dal përditë pse del përditë, pse del përditë, kur s’dal ca ditë, çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava, zbrit se të vrava.
Sot e kam nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar+masat kundër KÇK që po finalizohen në letër.
Brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK.
Tani për Ohër ku nisin sot takimet për marrëveshjet e bashkëpunimit rajonal dhe nesër bëhet mbledhja e radhës ku janë ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor + partnerët evropianë të nismave rajonale”, shkruan Rama.
Kur dal përditë pse del përditë pse del përditë, kur s’dal ca ditë çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava zbrit se të vrava😁Sot e kam nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar+masat kundër KÇK që po finalizohen në letër👍
— Edi Rama (@ediramaal) November 9, 2019
Brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK👊 Tani për Ohër ku nisin sot takimet për marrëveshjet e bashkëpunimit rajonal dhe nesër bëhet mbledhja e radhës ku janë ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor + partnerët europianë të nismave rajonale🤝
— Edi Rama (@ediramaal) November 9, 2019