Pas rezultateve të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim ditën e sotme me Kryesinë e Partisë Socialiste.
Në këtë mbledhje pritet të diskutohet rreth asaj që do të ndodhë me krizën politike dhe me vazhdimësinë se si do të veprohet në bashkitë që deri në fund të korrikut drejtohen nga Partia Demokratike.
Kujtojmë se presidenti Ilir Meta ditën e djeshme, në një konferencë për mediat, propozoi që më 13 tetor të zhvillohen dy palë zgjedhje, ato të përgjithshme dhe për presidentin.