Kandidati për deputet i LSI-së, Ralf Gjoni, siç ka dhënë provat, është i gatshëm për të pranuar mandatin e deputetit.
Me anë të një fotoje, ai dëshmon se është takuar me eurodeputetin gjerman, raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, ku ka diskutuar lidhur me një sërë çështjesh mbi aktualitetin politik, e mbi të gjitha për të ardhmen e vendin tonë.