Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ra ky tërmet e u pamë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“E mbyll ciklin, në kolltukun e Ramiz Alisë”, Peza i përgjigjet ashpër Metës

Nga  Alfred Peza

U desh që në territorin e Shqipërisë të regjistrohej një nga tërmetet më të frikshme e shkatërrimtare të dekadave të fundit, për ta detyruar politikën shqiptare që të zbatonte një kod kalorësiak, i cili na ka munguar prej sa nuk mbahet mend.Në 24 orët e para të tragjedisë, si shefi i qeverisë, ashtu edhe ai i opozitës, si kryetarët e partive të tjera të “Opozitës së Bashkuar”, ashtu edhe Presidenti i Republikës, ishin në terren me qytetarët dhe për qytetarët. Ishin atje ku duhej, në Durrës e Thumanë. Ishin në dy qendrat urbane më të goditura nga bilanci i zi i humbjes së jetëve njerëzore dhe dëmeve materiale. Jo për të bërë “politikë për politikë”. Jo për të bërë poza, propagandë, për të mbajtur qëndrime, për të recituar fjalime apo për të hedhur e pritur akuza e kundërakuza mes njëri-tjetrit.

Si në banesat e shembura ku kërkohej e vazhdohet që të kërkohet për të mbijetuar. Në spitale ku po kurohen e shërohen plagët e tragjedisë. Në media. Në rrjetet sociale. Në takimet me qytetarët e traumatizuar nga “goditja e pabesë e natyrës”, klasa politike shqiptare, si në të rrallat momente të historisë së postkomunzimit shqiptar, ka ditur deri tani që të ngrihet në lartësinë e dinjitetit dhe përgjegjësisë së një momenti solidariteti të paprecedent njerëzor.

Nuk qe elita politike e Tiranës, ajo që gjeti fuqinë dhe pati koshiencën për t’u ngritur vetë në këtë lartësi. Por ajo diti këtë radhë që të harmonizohej dhe sinkronizohej me solidaritetin e çdo shqiptari. Në Shqipëri. Në Kosovë. Në Ballkan. Në Europë. Në anën tjetër të oqeanit. E kudo ku ka shqiptarë rreth e rrotull globit.

E po t’i shtosh kësaj edhe solidaritetin e aleatëve, partnerëve, fqinjëve tanë dhe lidershipit të politikës ndërkombëtare të botës demokratike e të qytetëruar, atëherë beson se edhe lidershipi i politikës shqiptare ia doli të kuptojë se jeta është shumë e shkurtër.

Shumë më e shtrenjtë sesa e mendojnë apo as që e mendojmë fare përgjatë përditshmërisë rutinore së përpara tragjedisë që na tundi e shkundi të gjithëve.

Pas kësaj kuptuam se “ra ky tërmet dhe ne u pamë” me njëri-tjetrin, jo vetëm si të vdekshëm. Por edhe si njerëz normalë. Jo vetëm si ata që kujtohen për komshiun pasi panë vdekjen me sy dhe e takojnë me batanije në kurriz, në 4 të mëngjesit në oborrin e pallatit apo rrugicën e lagjes. Por, mbi të gjitha si shqiptarë.

Goditja e pabesë e natyrës dhe shenja që na dha Zoti duhet ta bëjnë elitën tonë që të kuptojë se jo vetëm këto 24 orë, por se ka vend për njerëzillëkun edhe brenda politikës. Ka jetë edhe përtej cic-mic-eve dhe banaliteteve të përditshme. E mbi të gjitha, se vetë jeta ka gjëra shumë më të shenjta e të shtrenjta, sesa vetëm ëndrrat me karrige e pushtet, me çdo çmim, me çdo mjet e me çdo kusht.

Lëkundjet e frikshme të tërmetit për pak sa nuk shkaktuan një katastrofë. Duke na dhënë me ketë rast jo vetëm një mësim, por edhe një mundësi të re e të madhe, për reflektim të thellë. Një shans të ri për të kuptuar se ato që na bashkojnë janë shumë herë më të shtrenjta, sesa ato që na ndajnë nëpërmjet politikës.

“Tragjedia e jetës,- thoshte Benxhamin Franklin,- është se ne plakemi shpejt dhe bëhemi të urtë shumë vonë”. Edhe solidariteti i klasës sonë politike pas tërmetit shkatërrimtar, ishte një akt i vonuar. Por, edhe ky rast vërtetoi se kurrë nuk është vonë për të bërë gjëra të mira.

Tags: Alfred Pezakoment

TË LIDHURA

Iu gjetën 15 kg hashash në apartament, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Ital
Aktualitet

Iu gjetën 15 kg hashash në apartament, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Ital

19:01 | 25/10/2025
Kakavijë: Mbyllet më 27 tetor për shkak të grevës së doganierëve grekë
Aktualitet

Kakavijë: Mbyllet më 27 tetor për shkak të grevës së doganierëve grekë

17:49 | 25/10/2025
Aksidenti i rëndë në rrugën e Arbrit, raportohet për disa të lënduar
Aktualitet

Aksidenti i rëndë në rrugën e Arbrit, raportohet për disa të lënduar

17:25 | 25/10/2025
Next Post
31-vjeçari ndërroi jetë në spital, prindërit e tij nxirren pa jetë nga rrënojat

31-vjeçari ndërroi jetë në spital, prindërit e tij nxirren pa jetë nga rrënojat

Demaskimi/ Fotografia e karvanit të FSK-së drejt Shqipërisë nuk është bërë sot

‘Tërmeti Durrës’/ Qeni italian në kërkim të pjesës tjetër të familjes Lala

658 të lënduar nga tërmeti shkatërrues, Ministrja e Shëndetësisë bën bilancin

658 të lënduar nga tërmeti shkatërrues, Ministrja e Shëndetësisë bën bilancin







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Iu gjetën 15 kg hashash në apartament, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Ital
Aktualitet

Iu gjetën 15 kg hashash në apartament, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Ital

by mirseda
19:01 | 25/10/2025
0

Një 52-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga autoritetet italiane në qytetin e Pratos në Itali, pasi...

Të paktën dy të vrarë në Kiev pas sulmeve ajrore ruse

Të paktën dy të vrarë në Kiev pas sulmeve ajrore ruse

17:58 | 25/10/2025
Grabitje në mes të autostradës në Kosovë, dy persona të maskuar sulmojnë menaxherin e një poste

Grabitje në mes të autostradës në Kosovë, dy persona të maskuar sulmojnë menaxherin e një poste

17:56 | 25/10/2025
Kakavijë: Mbyllet më 27 tetor për shkak të grevës së doganierëve grekë

Kakavijë: Mbyllet më 27 tetor për shkak të grevës së doganierëve grekë

17:49 | 25/10/2025
Aksidenti i rëndë në rrugën e Arbrit, raportohet për disa të lënduar

Aksidenti i rëndë në rrugën e Arbrit, raportohet për disa të lënduar

17:25 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com