E shtunë, 11 Korrik, 2020
28 C
Tirana

Ra ky koronavirus dhe Bashkimi Europian më në fund na pa

Më të lexuarat

Hoti paralajmëron rikthimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse numri i rasteve vijon të rritet, atëherë në Kosovë mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. I ftuar në...

Nga marrëveshja me Turqinë tek Konventa e Aarhusit, Meta dekreton 3 ligjet e rëndësishme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme 3 ligje të parlamentit. Kreu i shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për ratifikimin e...

Humb jetën nga koronavirusi babai i gazetarit të njohur

Gazetari i njohur, Berat Buzhala njofton se babai i tij ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Përmes një postimi në Facebook, gazetari tregon se babai i...

“Unë kryeministër e ai president”, Rama thumbon Bashën

Përgjigjet e kundërpërgjigjet ndërmjet Ramës dhe Bashës nuk kanë fund. Pasi kryedemokrati zbuloi prapaskenat, lidhur me ofertën që i kishte ardhur nga ndërmjetësues të...

“U rrah nga shokët e skuadrës”, reagon lojtari rumun i Partizanit

Qendërmbrojtësi rumun i Partizanit, Deian Boldor, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan sot në media se ai ka pësuar nga shokët e tij të...

Zbardhet përgjimi/ Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev ofendon shqiptarët

Një përgjim i ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku dëgjohet duke ofenduar shqiptarët po bën xhiron e rrjetit. Në videon e siguruar nga...

U kërkoi të mbanin maskë, shoferi i autobusit humb jetën nga të rrahurat e të rinjve

Një 59-vjeçar i cili punonte si shofer autobusi në Francë ka humbur jetën, pasi u rrah nga një grup pasagjerësh që refuzuan të mbanin...

U fotografua në rrugë, reagon deputetja e infektuar

Deputetja e PDK në Kuvendin e Kosovës Eliza Hoxha e cila është infektuar nga COVID-19, së fundmi u fotografua në rrugë. Reagimet qenë të shumta,...

Shpërthejnë protestat në Greqi pas miratimit të ligjit në Kuvend

Në Greqi kanë janë regjistruar protesta të dhunshme, kundër ligjit që kufizon të drejtën për të protestuar që u miratua së fundmi në Parlament. Ky...

“Bleu shtëpi 232 mijë euro”/ Majko: Ndryshova banesë për shkak të kërcënimeve

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka pohuar edhe një herë se ai ka marrë kërcënime nga Irani rreth dy vite më parë. Majko ka reaguar...

Nga: Alfred Peza

Ndoshta është e shkruar për popujt e vegjël të rajonit historikisht të trazuar të Ballkanit, që fati të mos u buzëqeshë dot kurrë atëherë kur do të kishin dashur, në mënyrë që ti jepej dora për të kaluar në anën tjetër të historisë, duke e lënë pas njëherë e përgjithmonë të shkuarën e trazuar. Fakti që BE po kujtohet pikërisht tani, në këto ditë të pandemisë globale ndaj Covid-19, për të çelur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e tregon këtë.

Pas Luftës II Botërore, nisi Lufta e Ftohtë mes lindjes komuniste dhe perëndimit kapitalist, derisa ra Muri i Berlinit. Kanë kaluar plot 30 vjet nga ky moment dhe megjithë ndryshimet e jashtëzakonshme që kanë ndodhur në rajonin tonë, shtetet e Ballkanit Perendimor janë zhgënjyer jo pak herë nga filozofia e ndjekur nga Brukseli zyrtar, ndaj projektit të zgjerimit. U desh që të vinte kjo lufta e re me koronavirusin, që Këshilli Europian të mund të thotë “Po”-në e shumëpritur, ndoshta gjatë kësaj jave.

Ky vendim shihet si përcaktues për vijimin e qëndrimeve pro europiane të popujve të rajonit por edhe si një garante e stabilitetit të tij në të ardhmen. Në një letër dërguar Këshillit Europian, 73 eurodeputetë shkruajnë se “po kërkojmë të vendosim një datë specifike për hapjen e negociatave për anëtarësim dhe t’u japim mundësinë këtyre vendeve për të filluar negociatat pasi i kemi mbajtur ata në pasiguri për vite. Është me shumë rëndësi, pasi në këtë mënyrë do të japë energji të re për reformat dhe përparimin në rajon, ndërsa BE rifiton besueshmërinë në rajon”.

Sipas Progres Raporteve të Komisionit Europian, për të tretin vit radhazi, Shqipëria i ka plotësuar të gjitha standardet e kërkuara për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE. Por pavarësisht kësaj, humoret e liderëve të tyre, nevojat e ditës dhe axhenda e brendshme politike e shteteve anëtare, ka prevaluar mbi parimet themelore të vendosura në themelet e Bashkimit Europian, nga etërit e saj themelues. Bllokimi i vendimit në tetorin e 2019, për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninën e Veriut, u cilësua gjerësisht si një gabim i madh historik.

Ndërsa tani që të gjitha shtetet anëtare të BE janë në luftë për të përballuar veç e veç, armikun e përbashkët që i kanoset mbijetesës së njerëzimit me emrin Covid-19, duket se vëmendja është rikthyer dhe shanset janë më të mëdha se kurrë, që “tymi i bardhë” të dali nga oxhaku i çatisë së Këshillit Europian. Më shumë se ironike, e gjithë kjo situatë tingëllon shumë cinike në fakt për ne popujt e vegjël, por që sigurisht nuk është se do na bëjë që ti gëzohemi këtij vendimi, më pak sesa ai të kishte ardhur shumë më natyrshëm dhe në rrethana shumë më normale për jetët tona dhe të BE.

Lexo edhe :   “Babi është në koma!” Mesazhi prekës i gazetarit të infektuar nga pandemia
Lexo edhe :   “Babi është në koma!” Mesazhi prekës i gazetarit të infektuar nga pandemia

Këtë radhë më shumë sesa për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duket sikur 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian, janë më të interesuara ato vetë për tia hapur më në fund rrugën, procesit të zgjerimit. E kjo për shumë arsye. Goditjet e pamëshirshme që koronavirusi po i jep sistemit të globalizimit, tregon sesa të pafuqishëm përballë sfidave të së sotmes e të së ardhmes, janë të gjitha shtetet kur sulmohen njëkohësisht veç e veç. Kjo luftë ka vënë në pikëpytje, arritjet e derisotme të institucioneve ndërkombëtare, të cilat deri dje konsideroheshin si të pathyeshme e të patjetërsueshme.

Në këto kushte, pyetja e shtruar më së shumti për zgjidhje, është ajo që lidhet me dilemën, sesi do të jetë bota pas koronavirusit. Askush nuk është në gjendje që të kthejë një përgjigje shteruese sot. Por, ajo për të cilën bien dakord të gjithë, është se bota pas kësaj, nuk do të jetë kurrë si më parë. E për rrjedhojë, as Europa. As Bashkimi Europian. As Ballkani. E as Shqipëria!

Si do të jenë ato? Kjo mbetet për tu parë. Përsa i përket Shqipërisë, e vetmja gjë që nuk do të ndryshojë as në të ardhmen, është orientimi ynë euro-atlantik. Ndaj, ne nuk kemi luksin që të bëjmë sot, sikur nuk na pëlqen që Bashkimi Europian, mund të na ftojë pas pak orësh edhe zyrtarisht, për të nisur negociatat e anëtarësimit.

Përsa i përket vetë Brukselit zyrtar, askush nuk vë dot bast, se BE do jetë dhe pas luftës së koronavirusit, një projekt po aq optimist sa çishte në dekadat kur u themelua dhe u formësua. Ajo që kuptohet deri tani, është fakti se u desh që të binte ky koronavirus që BE të shohi me sy tjetër bashkë me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, edhe Ballkanin Perendimor. A është vonë për këtë? Një shprehje e urtë popullore na mëson se “asnjëherë nuk është vonë, për të bërë gjëra të mira”!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Armand Duka uron De Biasin për detyrën e re

Kreu i FSHF-së, Armando Duka, ka uruar ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, për detyrën e re. Duka thotë së shpreson që De Biasi...

Kapshticë/ Policia greke nuk lejon asnjë makinë me targa shqiptare të kalojë kufirin

Të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë këtë fundjavë nuk do të lejohen. Sipas Abc News, pala greke në Kapshticë ka njoftuar se...

Pak ditë më parë festoi me 18 mijë tifozë, ekipi serb “mbërthehet” nga koronavirusi

Gjashtë lojtarë të ekipit serb të futbollit, Crvena Zvezda të Beogradit janë konfirmuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, i...

A do të mbyllen të hënën? Merret vendimi përfundimtar për transportin urban

Transporti urban do të vijojë punën edhe të hënën e çdo ditë në vijim. Mësohet se Shoqata e Transportit ka anuluar vendimin e marrë...

Masakra e Srebrenicës/ Ja mënyra e veçantë si i përkujtojnë familjarët viktimat

Bosnje Hercegovina ka përkujtuar 25 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, ku u vranë 8,372 myslimanë nga ushtria serbe. Në mediat vendase janë publikuar fotot e...