Një qytetar i është drejtuar platformës së bashkëqeverisjes, ku ka bërë një ankesë për mungesën e Ekos së Tiroideve në spitalin e Sarandës.
Eltoni tregon se pas rreth dy javësh, atë e kontaktuan dhe e informuan që spitali është pajisur me Eko. Ai tha se i është dashur të bënte një Eko të tiroides, e ndërsa mundësia e vetmja ishte ti drejtohej klinikës private. Atë e kishin vënë në dijeni se Ekoja ishte e amortizuar. Ekoja tashmë është e vendosur në punë, duke shmangur kësisoj vizitat tek privati.
“MIRËMËNGJES, dhe me shembullin që ka zgjedhur Anjeza nga Saranda, ku qytetari përmes platformës shqiperiaqeduam.al kontribuon për të gjithë banorët e qytetit bregdetar, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama, bashkëngjitur një videoje të postuar në Facebook.