Në orët e para të ditës është gjetur i mbytur autori i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij, ndodhur një ditë më parë. Policia ka gjetur trupin e pajetë të shtetasit me inicialet A.K., rreth 37-vjeç. Po kështu, të njëjtat burime zyrtare shtojnë se pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe automjeti i këtij shtetasi, më të cilin dyshohet se u largua pas kryerjes së krimit.
“Më datë 20.07.2019, rreth orës 07:30, në Sektorin Rinia, Durrës, është gjetur i mbytur shtetasi A.K., rreth 37 vjeç, banues në lagjen Nr.15, Durrës.
Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe automjeti i këtij shtetasi, më të cilin dyshohet se u largua pas kryerjes së krimit.
Ky shtetas dyshohet të jetë autori i vrasjes së bashkëshortes së tij, ndodhur ditën e djeshme. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”.