Qytetarët kanë shprehur mllefin që në orët e para të ditës ndaj statusit të radhës nga kryeministri Rama, ndërsa i kanë kërkuar që të reflektojnë për një sërë problematikash që ka vendi ynë, dhe jo të merret me suksese.
Por edhe këtë herë, Rama ka zgjedhur që të mos i kundërpërgjigjet, duke bërë indiferentin, ndonëse qytetarët kanë shpërthyer me një sërë kritikash.
Ndjekësit në Facebook i kanë kërkuar llogari Ramës se si ka mundësi që ky realitet shitet si i suksesshëm, kur është krejt e kundërta.
Një tjetër i kujton se populli po vuan nga skamja, e ndërsa këto janë thjeshtë fasada boshe.
Por ata nuk kanë ndalur me kaq, pasi me prioritet është edhe edhe krimi që po bën kërdinë.