Pas dorëzimit të mandatit të deputetit nga Sajmir Tahiri, qytetarët kanë ngacmuar Ramën me një seri komentesh. Kryeministri Edi Rama ka replikuar me disa nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Komentet janë postuar pasi Kreu i Qeverisë më parë kishte shpërndarë videon e fjalës së tij të mbajtur në Kuvend ku fliste për llogaridhënien.
Komentuesit i kërkojnë Ramës të dorëzohet edhe vetë, pas dorëzimit të Tahirit.
“Më vjen keq, nuk ta plotësoj dot dëshirën, pa bërë punën time”, shkruan Rama, duke i kthyer përgjigje një prej komentuese.