E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Qytetarët konsumojnë akulloret me fekale, AKU vendos 28 gjoba

Qendra ALERT, një Organizatë Jofitimprurëse që ka në fokus kryesor të saj mbrojtjen dhe ndërgjegjësimin e konsumatorit, ka zbuluar se akulloret janë të ngarkuara me koloni bakteresh sistaphyloccocus coagulase dhe entorebakteret, 10 herë më të larta mbi normat e lejuara.

Infeksionisti Pëllumb Pipero tha se gjatë përgatitjes së akullores, qumështi pluhur, por edhe ai lëngshëm shtohet me ujë të ndotur. “Prezenca e këtyre baktereve në akullore dëshmon që produktet më të cilat prodhohen ato, vëçojmë këtu qumështin, janë të ndotura. Staphyloccocus coagulase dhe entorebakteret kryesisht trasmetohen përmes ndotjes së ushqimeve, duart e papastra, përzierja e qumështit me ujë i cili është i ndotur. Janë mikroorganizma që trasmetohen kryesisht në rrugë fekal-orale”, bëri me dije Pipero.

Pas publikimit të investigimit, i cili pretendonte për një cilësi të keqe të akulloreve që shiten në pika të ndryshme në Tiranë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer 156 kontrolle.

Deri më tani, mësohet se AKU ka vendosur 28 gjoba paralajmëruese për subjekte të ndryshme, dhe ka marrë mostra për të bërë analizën e cilësisë.

Prodhimi vendas i akullores po njeh një zgjerim të vazhdueshëm në vitet e fundit. Aktorët kryesorë të tregut tregojnë se së fundmi, shitjet për produktin e akullores nuk janë thjesht sezonale, por prodhohen gjatë gjithë vitit.

Në dimër ka një rënie të lehtë të prodhimit, duke qenë se dhe pastiçeritë fokusohen në prodhimin e ëmbëlsirave. Rritja e prodhimit vendas dhe tendenca për të kërkuar produkte të freskëta, të cilat nuk kanë qëndruar gjatë të ngrira në frigorifer, reflektohet edhe nga të dhënat e doganës mbi importet e akulloreve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reciprociteti i targave/Kurti: S’ka për qëllim destabilizimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur nga Kuvendi për reciprocitetin e vendosur për targat e automjeteve. Gjatë seancës së sotme parlamentare, Kurti theksoi...

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...

VIDEO/Drogë, armë e vjedhje energjie, momenti i arrestimit të volejbollistit

Një volejbollist ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë. Volejbollisti 26-vjeçar i identifikuar si Eraldo...